E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozitë, çfarë uji i ke dhënë gomarit?

Kreu i opozitës radikalizon sërish qëndrimin politik. Edi Rama e adreson veprimin e opozitës së majtë me kërcënime për “mosbindje civile”. Metoda të vjetra për kohë moderne. Qëllimi është krijimi i një klime tensioni socio-ekonomike për të frenuar liberalizmin e vizave të qershorit. Si gjithmonë në konferencë për shtyp Ai deklaron për shkallëzim të mini-protestave. Mirëpo këto protesta kanë për qëllim jo sensibilizimin e elektoratit për ekonominë, energjetikën, arsimin e punësimin, por e kanë tek fobia e tij kutiste. Mjerisht i ka mbetur sahati tek zgjedhjet e humbura të 28 qershorit. Një traumë që vetëm me psiko-analizën e terapisë së kutive mund të ç’ndrydhet nga kompleksi i demokracisë së votës. Ka mbetur tek e famshmja akuzë e “krimit elektoral” dhe pa asnjë provë të qenësishme tenton të trafikojë influencë negative tek ndërkombëtarët. E ka bërë në disa raste me legatë-lugatë të deputetëve të kryer Arta Dade dhe Ditëzi Bushatit në Bruksel apo Strasburg, ku u thonë euro-parlamentarëve, burokratëve të BE dhe komisionarëve për Zgjerim të Europës se kufijtë e Shqipërisë nuk janë të sigurt, se pasaportat biometrike nuk janë të sigurta dhe nëpërmjet sondazheve të bijve të tyre kalkulojnë paturpësisht emigrime masive të shqiptarëve në Europë, duke kërkuar statusin e azilantit... e të tjera mynxyra ndaj vendit.
Patjetër frymëzuesi i këtyre manovrave është Edi Kristaq Rama, një njeri që kërkon të sekuestrojë vizat e shqiptarëve, vetëm sepse është Sali Berisha që në mandatin e tij qeverisës - dhe jo Ai - po gëzon frytet e punës 20 vjeçare. Mungesa e Partisë Socialiste në ditët e mëdha vjen pasi ajo gjendet të bëjë tifozllëk kundër skuadrës shqiptare në një ndeshje miqësore me Brukselin, apo kur luan ndonjë ndeshje me skuadrën e Strasburgut. Bile jo vetëm kanë bërë tifozllëk kundër vendit, por kanë shkuar deri aty saqë kanë lobuar që proceset integruese të Shqipërisë të ndalen apo të ngadalësohen, për të cilat ka pasur shumë prova e fakte të besueshme. Kanë qenë përpjekje të dëshpëruara dhe të pasuksesshme në Bruksel, Tiranë e gjetkë të eksponentëve të saj.
Sidoqoftë Ai pret aleancën e kutive me krizën ekonomike. Për fat keq të Edi Ramës, aleanca e kutive dhe e krizës financiare botërore nuk pro shkrihen përpara 30 prillit. Duke pritur opozitën për të protestuar siç duhet, ndofta, është më mirë të presim më para shkrirjen e akujve në Alaskë. Kuptohet vetiu se për të konfirmuar teoritë e tij të katastrofës ekonomike përdor shifra të sajuara prej sutakut personal. Sepse për dreq, para disa ditësh Instituti i Statistikave konfirmon zyrtarisht ritmet pozitive të ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2009 me gjithë luhatjet si pasojë e krizës financiare botërore. Ndonëse ritmi i rritjes është ngadalësuar gjatë fundit të 2009, krahasuar me muajt e parë të vitit apo dhe më 2008, ekonomia shqiptare vijoi të regjistrojë shifra pozitive të prodhimit të brendshëm bruto. Viti 2009 mbështetur mbi informacionet tremujore shënoi një rritje prej 3.3 për qind krahasuar me vitin 2008.
Mirëpo mjeti makiavelist i opozitës për të arritur qëllimin e marrjes së pushtetit është një nga treguesit kryesorë se çfarë është e gatshme të bëjë PS për të kapitalizuar maksimalisht çdo situatë. Pra aleanca e kutive dhe aleanca e interesave financiare është një amalgamë që nuk funksionon qysh në nisje sepse kriza është vetëm tek hemorragjia intelektuale që ka Partia Socialiste e atrofizuar me metoda moniste të tipit “të forcojmë disiplinën” për të neutralizuar dhe narkotizuar mendimin ndryshe.
Ky tik totalitarist do të shfaqet edhe sot në Kongresin e Partisë Socialiste. Pritet të ekzekutohen edhe qelizat e fundit demokracisë brendshme sepse metastaza e unifikimit dhe të klonimit të mendimeve në debatin publik dhe politik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›