E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet Kongresi, vdes zyrtarisht demokracia e brendshme në PS, Edvini harron kutitë

Reagon LMN: Kongresi po bën analiza të gabuara, Rama kërkon të mbajë peng PS-në


Partia Socialiste mblodhi sot Kongresin e saj, për të zyrtarizuar linjën e nomeklaturës së ish PPSH-së dhe kërcënimin e rendit demokratik në vend. Kryesocialisti Edi Rama foli gjatë për të ashtuquajturën sipas tij, ‘krizë’ në Shqipëri dhe se për këtë ishte e nevojshme përshkallëzimi i protestave ane mbanë vendit, për të finalizuar në Tiranë më 30 prill. Të mbledhur sot në mesidtë, për të shënuar mortin e demokracisë së brendshme të PS-së dhe neutralizimin e çdo mendimi ndryshe që del jashtë linjës së Kryetarit, ylberistët e kanë futur partinë më të madhe në opozitë, drejt një ngrehine të pashpresë, duke firmosur kështu instalimin e bindjeve të nomeklaturës komuniste në strukturat e saj.


Reagon LMN, Harasani: Kongresi po bën analiza të gabuara, Rama kërkon të mbajë peng PS-në Për drejtuesit e Lëvizjes për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste kongresi, nuk po bën analizat e duhura. Deputeti i PS-së, Andis Harasani tha se përveç faktit që nuk po u jepet falja deputetëve që përfaqësojnë mendimin ndryshe, në kongres nuk po “analizohet se çfarë shkoi keq gjatë kësaj kohe”. Ai u shpreh për mediat se kongresit dhe drejtuesit e tij “harruan kutitë”. Deputeti i PS-së theksoi se drejtuesit e selisë rozë po japin dhe një model të keq me futjen në parti të njerëzve që më parë e kanë sulmuar atë. “Nuk di se çfarë shembulli i jepet partisë me marrjen e disa figurave që kanë qenë edhe më të ashpër sesa Partia Demokratike”, deklaroi Harasani.


Marko Bello: Rama, gjueti shtrigash ndaj atyre që mendojnë ndryshe Deputeti i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste, Marko Bellon në një prononcim për mediat u shpreh se kryetari Rama do të vërtetojë kur të diskutohen ndryshimet statusore, nëse do të jetë për përçarjen e mëtejshme të PS-së, duke përjashtuar deputetët e LMN-së, ose jo. “Ne kërkonim edhe fraksione, oponencë kolektive, gjë që nuk është pranuar. Me sa duket PS ose shumica e saj nuk e sheh të arsyeshme. Këtë do ta tregojë Kongresi. Ne do të kërkojmë që të aprovohet, por me sa shoh fryma eshtë për të lejuar mendimin ndryshe, por jo veprimin ndryshe në PS. Propozimet janë të njohura. Ato janë depozituar. Janë shprehur edhe më parë. Kemi diskutuar me delegatët për propozimet për oponencën kolektive. Një pjesë me të cilët unë kam biseduar thonë që oponenca kolektive kur partia është në opozitë ndoshta nuk është e mirëpritur. Mendojnë që të bësh opozitë brenda opozitës është më e vështirë në një kohë që duhet të përqëndrohemi tek kundërshtari jonë politik që është PD. Po e ndjek me vëmendje lëvizjet në PS pasi këtu do të duket nëse zoti Rama do ta bashkojë apo do ta përçajë partinë. Unë uroj që zoti Rama të reflektojë dhe të krijojë një frymëmarrje për të gjithë zërat ndryshe brenda partisë sepse në rast se do të veprohet me gjueti shtrigash për të eleminuar ata që mendojnë ndryshe kjo do ta rrudhë PS”, tha Bello.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›