E Diel, 1 Nëntor 2026

Lustracioni, Nishani: Rrëzimi i vendimit nga GJK ishte i padrejtë, jemi të gatshëm të nisim punën për pr/ligjin e ri

Edhe pse pas një muaji mandati i 6 prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk është më i vlefshëm, nuk ka asnjë pengesë ligjore që ata të zgjedhnin kryetarin e tyre të ri. Megjithatë ministri i Drejtësisë Bujar Nishani thotë se do të ishte e moralshme që të jenë gjykatësin e rinj ata që do të zgjedhin zëvendësuesin e Vladimir Kristos për 3 vitet e ardhshme. “Unë nuk besoj se nuk ka asnjë lloj pengese për ta zgjedhur më pas kryetarin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin tjetër, por normalisht ka një qëndrim moral për sa kohë që një pjese të konsiderueshme të një numri të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, 6 prej tyre u mbaron tashmë mandati, dhe presidenti i republikës duhet të emërojë 6 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe parlamenti të japë pëlqimin, ka sens të pritet zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas zgjedhja e kryetarit të ri” tha Nishani. Gjithsesi rinovimi i gjykatës kryesore në vend pritet të reduktojë akuzat drejtuar këtij institucioni dhe pjesës më të madhe të anëtarëve të saj për të kaluarën komuniste. Ministri i Drejtësisë konfirmon se menjëhere sa maxhoranca do të japë sinjalin, ky dikaster do të rinisë punën me ligjin e dosjeve të rrëzuar me pa të drejtë sipas tij nga Kushtetuesja. “Ne jemi të bindur edhe për një sërë faktesh të renditura edhe publikisht që vendimi për rrëzimin e ligjit të pastërtisë së figurave ka qenë në konflikt të drejtëpërdrejtë interesi nga një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pa dyshim që Ministria e Drejtësisë do të vihet në lëvizje menjëherë pas shprehjes së vullnetit të mazhorancës parlamentare”, u shpreh ministri Nishani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›