Kongresi i PS-së, të ftuar të djathtët opozitarë dhe të larguarit e LSI-së
Partia Socialiste është e gatshme të bashkëpunojë me të majtë e të djathtë dhe me çdo zë që flet kundër Partisë Demokratike. Kjo ide konkretizohet mjaft qartë, kur në radhët e të ftuarve në saj në Kongresin e partisë janë edhe kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, por dhe ish-demokratët Spartak Ngjela e Preç Zogaj. Ndërkohë që nuk kanë munguar në Kongres as të larguarit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim: Mustafa Muçi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Fatos Klosi e Pëllumb Xhufi. Madje duket se Muçi dhe Legisi kanë zyrtarizuar tashmë dhe anëtarësimin në selinë rozë. Edhe kryesocialsiti Rama nuk la pa përmendur në fjalën e tij aleatët e djathtë: Spartak Ngjelën, Nard Ndokën dhe Preç Zogajn, ndërsa uroi mirëseardhjen për rikthimin e Pëllumb Xhufit, Sabit Brokajt, Ndre Legisit dhe Fatos Klosit. Le ti urojmë mirëseardhjen në shtëpinë e tyre Sabit Brokajt, Pëllumb Xhufit, Ndre Legisit, Fatos Klosit, Mustafa Muçit dhe plot të tjerëve që e refuzuan përfshirjen në punët e qeverisë së pykave, - tha Rama.