E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi rrëzon oponencën në parti, kërkon protesta pa fund

Kongresi i djeshëm i socialistëve ka pasur dy momente kyçe në vendimmarrjen e tij, duke miratuar ndryshimet në statut ku rrëzohet legalizimi i mendimit ndryshe dhe miratimi i një rezolute që mbështet përshkallëzim të protestave deri në rrëzimin e qeverisë. Ndërkohë kongresi e ka shtyrë votimin për programin politik. Blendi Klosi pas punimeve tha se PSSH dëshmoi dhe një herë sot në Kongresin e saj të radhës, se është një parti e re e cila me reformat e saj strukturore, bën të mundur në luftën e radhës, në përpjekje të vazhdueshme, që PS të jetë më mirë e organizuar, më shumë e përqendruar, e të dijë të ballafaqohet më së miri me gjithë mbështetësit e simpatizantët e saj. Reformat strukturore të partisë, të cilat vijnë në forcim të strukturave të kësaj partie, në forcim të forumeve të partie, FRESSH, e forumit të gruas, do të bëjnë të mundur që PS në përballjen e ardhshme elektorale të jetë gjithmonë e më shumë e përgatitur. Po ashtu në rezolutën e miratuar nga kjo parti, në këtë Kongres, PSSH rivijëzon dhe njëherë kërkesën e vazhdueshme të gjithë mbështetësve, elektoratit të PS për një luftë të papajtueshme me regjimin e Sali Berishës. Në këtë rezolutë u kërkohet simpatizantëve të PS-së që të vijnë më 30 prill në Tiranë në një protestë të pandalshme. Me kërkesën e disa delegatëve u kërkua ritheksimi në këtë rezolutë, i kërkesave të vazhdueshme të PS-së për transparencë dhe po ashtu thirrjet që ky Kongres i bën gjithë mbështetësve të PS-së që të jemi të gjithë bashkë në 30 prill dhe më pastaj kërkesa për protesta të vazhdueshme në shkallë vendi, por dhe nga grupi parlamentar i PS, forcimi i debatit politik, në kërkesë të vazhdueshme për transparencë dhe kërkesë të zgjidhjes së krizës ekonomike të vendit. Rezoluta i bën thirrje dhe njëherë të gjithë mbështetësve të PS që të jenë në datë 30 prill në protestë, para sheshit të Kryeministrisë, - tha Klosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›