Misioni i Vështirë

Beogradi mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, por edhe Prishtina mund t’i bëjë probleme Serbisë në rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kështu vlerëson analisti serb, Dusan Janjic, në një bisedë për Express, duke theksuar se diplomatët perëndimorë që kohëve të fundit kanë vizituar dy kryeqytetet, tashmë janë duke bërë përpjekje që të thyejnë bllokadën aktuale mes dy vendeve.
“Edhe njëra, edhe tjetra mund të pengojnë... Serbia mund të pengojë statusin e Kosovës në OKB, në OSBE dhe në Këshillin e Europës, por edhe Kosova mund t’i bëjë probleme Serbisë në rrugën e saj drejt BE’së”, ka thënë Janjic.
Diplomatët perëndimorë tashmë kanë filluar përpjekjet për të zbutur qëndrimet e palëve dhe për t’i bindur ato që të nisin dialogun për të ashtuquajtura çështje praktike.
Janjic thotë se Prishtina dhe Beogradi tashmë kanë marrë obligime për të nisur bisedime, por aktualisht nuk ka vullnet politik sidomos në Beograd.
“Mendoj se kjo do të ishte e nevojshme dhe ata duhet ta bëjnë këtë për një arsye të thjeshtë se shumë prej këtyre çështjeve ata i kanë pranuar si obligim ndërkombëtar kur është fjala për dialogun teknik, siç janë diplomat, dokumentet, infrastruktura, energjia, kthimi... Ky është një obligim që nga viti 2003. E, kur është fjala për policinë, gjykatat, ky është një obligim që Beogradi e ka pranuar duke bërë nënshkrimin me EULEX’in, ndërsa Prishtina me faktin se me Kushtetutën dhe në mënyrë faktike ka pranuar EULEX’in në territorin e saj”, thotë analisti nga Beogradi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express..