E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i PS, sot miratohen ndryshimet në program e statut

Po kështu, gjatë Kongresit që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, delegatët do të votojnë për të zgjedhur anëtarët e Asamblesë Kombëtare, por edhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.

Pika më e nxehtë e kongresit do të jetë propozimi dhe votimi për Asamblenë e re. Për Asamblenë e re pritet të votohen emrat e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ish-Ministri i Financave, Anastas Angjeli, ish-kreu i PS-së për Tiranën, Musa Ulqini, ish-deputeti Bukurosh Stafa dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli.

Ka raportime kontradiktore lidhur me personin që do të mbajë fjalën e hapjes së Kongresit, teksa disa burime brenda partisë thonë se do të jetë Rama, të tjerë ngulin këmbë se do të jetë Klosi.

Pas fjalës  së hapjes do të nisë prezantimi i 4 shtyllave kryesore të programit politik të PS-së. Pjesa e parë, e titulluar “Rimëkëmbje e Ekonomisë” do të prezantohet nga deputetja Mimi Kodheli. Pjesa e dytë, e titulluar “Ripërtëritje e shoqërisë” do të prezantohet nga Valentina Leskaj”. Më pas do të prezantohet nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Saimir Tahiri, pjesa e tretë e titulluar “Rivendosje e demokracisë”. Ndërkohë, pjesën e katër të titulluar “Ribashkim me Evropën” do ta prezantojë deputeti Ditmir Bushati.

Në Kongres pritët të mbajë një fjalim edhe deputeti kritik i Ramës, Arben Malaj, i cili do të flasë për demokratizimin e partisë./Start/

                                                                                             2011-11-05 08:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›