Kongresi i grave të PE-së, Vokshi, e ftuara e PPE-ve
Në Bukuresht të Rumanisë sot organizohet mbledhja e Bordit të Përgjithshëm dhe Kongresi i Grave të Partive Popullore Evropiane 2009, në të cilin marrin pjesë rreth 100 përfaqësuese të Partive Popullore të 26 vendeve të ndryshme. Në mbledhjen e Bordit të Përgjithshëm do të bëhen zgjedhjet për Presidenten, gjashtë zv.presidente, sekretares së përgjithshme dhe financieren e kësaj organizate (WEPP). Më tej do të vazhdohet me punimet e kongresit ku do të diskutohet gjerësisht për çështje të "Grave në krizat ekonomike". Në fund të punimeve pritet të miratohet edhe një rezolutë e cila do të adresojë çështjet e krizave ekonomike dhe impaktit që ato mund të sjellin tek gratë që do t’i dërgohet për vëmendje Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në veçanti. Delegacioni shqiptar kryesohet nga znj. Albana Vokshi, kryetare në detyrë e Lidhjes Demokratike të Gruas të Shqipërisë dhe deputete e Partisë Demokratike.