Kongresi, më 22 tetor votimi nga anëtarësia
10/10/2011 Delegatët, kandidaturat në sitën e eksponentëve të kupolës rozë
Anëtarësia e Partisë Socialiste do të zgjedhë më 22 tetor delegatët e kongresit të ri. Në këtë datë, sipas parimit “një anëtar, një votë”, të gjithë anëtarët të ndarë sipas zonave mbi të cilat është e organizuar aktualisht Partia Socialiste nga qendra në bazë, do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në forumin më të lartë vendimmarrës të kësaj force politike. Burime pranë kësaj partie bënë me dije se të gjitha organizatat socialiste po përcjellin listat me kandidaturat e përzgjedhura pranë zyrës së organizmit në selinë qendrore të PS-së. Madje, në funksion të këtij procesi është ngritur një grup i posaçëm, i përfaqësuar nga eksponentë të lartë të PS-së, për të përcaktuar listën përfundimtare të kandidatëve për delegatë në kongres, të cilët do t’i përcillen më pas bazës për votim. Kjo ndodh për vetë faktin se organizatat socialiste kanë vënë në dispozicion të këtij grupi pune një listë më kandidatura, e cila e tejkalon numrin e kandidaturave për delegatë, për një zonë të caktuar. Në këtë mënyrë, pavarësisht se u la dorë e lirë për propozimin e kandidaturave, sërish i mbetet kupolës rozë që të thotë fjalën e fundit mbi këtë proces. Ndërkohë që përgjatë këtyre ditëve, strukturat e PS-së nga qendra në bazë kanë përzgjedhur dhe kanë përpiluar listat me kandidaturat që do të konkurrojnë në garën për delegatë të kongresit socialist, i cili pritet që të mblidhet më 5 nëntor. Ky proces nisi fillimisht me analizat në të gjitha organizatat socialiste, ku në qendër të saj ishte jo vetëm rezultati zgjedhor, por dhe puna e secilit prej përfaqësuesve socialistë të të gjitha niveleve përgjatë këtij mandati katërvjeçar. Gjithashtu, pas përfundimit të këtyre analizave, grupet e punës të ngritura për një proces të tillë, nën mbikëqyrjen e deputetëve të PS-së, kanë përzgjedhur dhe kandidaturat për delegatët e kongresit, që do t’i nënshtrohen votimit sipas parimit “një anëtar, një votë”. Ky do të jetë hapi i parë që do të çelë dhe sezonin e zgjedhjeve në PS për të kaluar më pas në hallkat e tjera të procesit zgjedhor, ku i takon kongresit të pesë nëntorit të vijojë më tej me zgjedhjet. Pritet që përgjatë këtyre ditëve, grupi i punës i ngritur posaçërisht për verifikimin dhe miratimin e listave të kandidaturave për delegatë të kongresit, të këtë në dispozicion të gjitha propozimet e ardhura nga baza socialiste.
Reagimi
Deputeti i PS-së, Arben Malaj, gjatë takimit me të rinjtë vlonjatë akuzoi ashpër lidershipin socialist lidhur me mënyrën se si po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për delegatë në kongresin e 5 nëntorit. Sipas tij, edhe pse u tha se do të jetë vetë anëtarësia e cila do t’i propozojë ato, sërish kupola rozë po ndërhyn në përzgjedhjen e tyre. “Asnjë deputet nuk duhet e nuk ka arsye të jetë kryetar partie apo drejtues politik në zonën e tij. Partitë politike kanë shumë njerëz të përkushtuar, të cilët meritojnë të nxiten për t’u bërë pjesë e sfidave të tyre. Përqendrimi i pushteteve politike dhe ekonomike do të dëmtojë rëndë të ardhmen tonë. Nëse nuk nxitet pjesëmarrja e publikut, nëse nuk zgjerohen hapësirat për pjesëmarrje e kontribute, sfidat tona do të jenë të vështira. Kjo imponon jo vetëm daljen nga kriza, por edhe një model të ri politike. Edhe pse jemi republikë parlamentare, ju zgjidhni me votë të drejtpërdrejtë vetëm kryetarët e komunave dhe bashkive”, u shpreh ai.
Kandidatët për kryetar bashkie e komune
Lista përfundimtare, PS mbledh kryesinë
Lista e kandidatëve për kryetarë të Partisë Socialiste në nivel bashkie apo komune do të miratohet në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Menjëherë pas depozitimit të propozimeve të ardhura nga baza në selinë qendrore, lidershipi socialist do të thërrasë anëtarët e këtij forumi për të diskutuar dhe miratuar emrat e kandidatëve për kryetarë partie. Kështu, bashkë me kandidaturat për delegatë të kongresit, organizatat socialiste po i përcjellin zyrës së organizimit dhe listën me propozimet e bazës socialiste për zgjedhjet e reja në një hallkë të tillë të strukturave partiake. Megjithatë, dhe mbi një listë të tillë do të jetë po kupola rozë, ajo e cila do të ndërhyjë përpara se lista përfundimtare t’u kalojë asambleve socialiste në nivel bashkie e komune, për zgjedhjen e kryetarëve socialistë.
Krahas zgjedhjeve në PS, lidershipi socialist e ka përqendruar punën e tij dhe në hallka të tjera të axhendës së kësaj partie. Kësisoj, grupet e punës për hartimin e programit të ri politik dhe ai për ndryshimet në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të PS-së kanë vijuar punën, duke përgatitur draftet përkatëse mbi këto dy çështje. Madje, përfaqësuesit e grupeve të punës për hartimin e reformës së re organizative kanë shkuar më tej në punën e tyre: për të bërë ndërhyrjet e posaçme në statutin e partisë kanë marrë dhe mendimin e bazës. Pritet që gjatë këtyre ditëve të paraqiten pranë kupolës rozë draftet paraprake, për t’iu nënshtruar diskutimeve të mëtejshme me eksponentët e lartë të PS-së. Javët në vazhdim do të sjellin dhe përfundimin e një procesi të tillë, pasi i takon po kongresit të ri socialist që të thotë fjalën e fundit si sa i takon programit politik, ashtu dhe ndërhyrjeve të reja në statutin e PS-së.