E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët, ISSH detajon 185 përfituesit e rinj

10/10/2011  Trajtimet e parakohshme për qytetet Berat, Elbasan, Korçë, Tiranë, Durrës Sarandë

Lista e plotë, përcaktohen edhe rastet kur pensioni ka kaluar në fazën e rishqyrtimit

Pranvera Kola

Zgjerohet më tej skema e pensioneve të lidhura për ish-ushtarakët. Gjatë ditës së djeshme, organet e sigurimeve shoqërore kanë zbardhur edhe listën me pensionet e reja të llogaritura gjatë javës që lamë pas, teksa konfirmohet se procesi do të vijojë me ritme më të shpejta edhe në javët e ardhshme. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e 185 trajtimeve të parakohshme të lidhura sipas rretheve përkatëse, si: Sarandë, Korçë, Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan etj. Krahas trajtimeve të përcaktuara, organet e sigurimeve shoqërore kanë bërë me dije se për një numër të konsiderueshëm përfituesish që i përkasin kryeqytetit pensioni ka kaluar në fazën e rishqyrtimit, duk përcaktuar edhe masën finale të pensionit të lidhur. Të dhënat përkatëse mbi të gjitha rastet kur pensioni është rishqyrtuar i gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Burimet zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se procesi i llogaritjes po vijon normalisht; menjëherë sapo sigurohen të dhënat e kërkuara nga institucionet përgjegjëse bëhet edhe llogaritja e masës së pensionit me të cilin do të trajtohet ish-ushtaraku. Institucionet përgjegjëse duhet të detajojnë nëpërmjet plotësimit të dosjes së aplikuesit të dhënat e kërkuara mbi historikun e tij të punës në repartin përkatës. “Në kërkesat dërguar ministrive, sigurimet shoqërore kanë kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve: një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit dhe të pagës mesatare referuese dhe një për pagën referuese në muajin e lindjes të së drejtës për përfitim. Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, që mbart dhe numrin më të madh të përfituesve, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë i hap udhë të menjëhershme procesit të llogaritjes së ndarjes së parave. Vetëm pas marrjes së formularëve të plotësuar sigurimet mund të bëjnë llogaritjen e masave të pensionit që do të jepet për secilën kategori”, konfirmohet zyrtarisht nga burimet zyrtare të ISSH-së. Njëkohësisht bëhet me dije se të pakënaqurit mund të apelojnë më tej për rishikimin e masës së pensionit që u është caktuar pas llogaritjeve të bëra. Të gjithë ushtarakët që mund të jenë të pakënaqur për llogaritjen e përfitimit ose për rillogaritjen e përfitimit, mund t’i drejtohen ISSH-së për rishikimin e masës së përftimit. Në rast se edhe kjo përgjigje është negative, në zbatim të Kodit Civil, kanë të drejtë t’u drejtohen gjykatave. Pak ditë më parë, edhe Ministria e Mbrojtjes detajoi të plotë udhëzimin me procedurat e plota që duhet të kryejnë të gjithë ushtarakët që i përkasin këtij institucioni për përgatitjen e dokumenteve që i duhen vënë dosjes së aplikimit. Sipas të dhënave të bëra publike, në total nga proces i llogaritjes së pensioneve do të përfitojnë rreth 22 mijë ushtarakë të liruar nga detyra në të gjitha rrethet e vendit.

Si llogaritet pensioni

Llogaritja është e thjeshtë për çdo përfitues. Në zbatim të aktit normativ nr. 5 datë 10.11.2010, vjetërsia e shërbimit shumëzohet me 1.5 % dhe ajo që del shumëzohet me pagën neto mesatare referuese. Kjo shumë nuk mund të jetë më e vogël se një pension bazë.

Ankesat për masën e caktuar

Të gjithë ushtarakët që mund të jenë të pakënaqur për llogaritjen e përfitimit ose për rillogaritjen e përfitimit, mund t’i drejtohen ISSH-së për rishikimin e masës së përftimit. Në rast se edhe kjo përgjigje është negative, në zbatim të Kodit Civil, kanë të drejtë t’u drejtohen gjykatave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›