E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresistja Gifords jep intervistën e parë qëkur u qëllua

Kongresistja e Arizonës, Gabriele Gifords, foli për programin e Diane Sawyer në “ABC”.

Gjashtë persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën gjatë një takimi të Gifordsit me mbështetësit e saj në Tukson të Arizonës, kur papritur në drejtim të saj u hap zjarr nga një i ri. Plumbi e kapi Gifordsin në kokë duke bërë që të kalonte javë të tëra në koma.

Zonja Gifords tha për “ABC”-në se tanimë ndjehej mjaft mirë por shtoi se shërimi i saj kishte qenë i vështirë. /Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-14 15:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›