Shtyhet seanca për Metën, ekspertët kërkojnë kohë për tu përgatitur për pyetjet
Share
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur që të shtyjë seancën ndaj kreut të LSI, Ilir Meta. Shtyrja erdhi për shkak se ekspertët e videos Meta- Prifti kërkuan kohë të përgatiten për pyetjet që ka përgatitur prokuroria dhe mbrojtja. Prokuroria kishte paraqitur 37 pyetje për ekspertët, kurse mbrojtja vetëm 7 të tilla. Pak ditë më parë prokuroria mirëpriti një deklaratë të zëdhënësit të Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, që BE të ofrojë ekspertizë për videon. Megjithatë duket se një kërkesë e tillë nuk do merret parasysh nga gjykata.
Prokuroria ka hedhur dyshime mbi profesionalizmin e ekspertëve shqiptarë dhe pajisjet që ata kanë përdorur.