Qeveria dhe opozita vleresime te ndryshme per Kolegjin Zgjedhor

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se po pret qe te bashkepunoje me cdo bashkiak te zgjedhur ne 8 maj per te realizuar projekte zhvillimi. Zoti Berisha tha ne mbledhjen e grupit te deputeteve demokrate se bashkepunimi mes qeverise qendrore dhe asaj vendore eshte i kushtezuar nga deshira e madhe dhe kerkesat e qytetareve per te zhvilluar Shqiperine.
Sipas tij projekti i perbashket i te gjitheve eshte Shqiperia nje vend i zhvilluar ne infrastrukture arsim dhe ekonomi. Zoti Berisha tha se vendimet e Kolegjit per zgjedhjet vendore jane nje fitore e shtetit ligjor sepse shteti ligjor eshte parakushti qe shoqeria te mbetet e lire dhe qe qytetaret te mbrojne te drejtat e tyre. Ai tha se Kolegji Zgjedhor i shpalli te rregullta vendimet e KQZ per te numeruar votat e hedhura gabim dhe kjo duhet respektuar si veprim ne mbeshtetje te lirive njerezore ku liria e zgjedhjes me vote ze nje vend kryesor.
Por komentet e kryeministrit Berisha kane si ane tjeter te medaljes skepticizmin e socialisteve per mbarevajtjen e zgjedhjeve vendore. Partia Socialiste njoftoi se do te vazhdoje betejen e saj ligjore per te provuar shtremberimin e rezultateve zgjedhore. Ata i mbeten qendrimit se kane fituar shumicen e njesive administrative ne te gjithe territorin perfshi edhe bashkine e Tiranes ku rezultati u permbys me numerimin e votave shtese here te quajtura te kontestuara e here te pavlefshme. Edhe pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor socialistet besojne se votat u shtremberuan dhe u vodhen dhe se ata pritnin qe Kolegji te fliste ne favor te tyre.