E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Kombit akuza PD-PS

E diel 15 Janar 2012 1907

AUTOSTRADA DURRES-KUKESPartia Demokratike dhe ajo Socialiste perplasen me akuza per Rrugen e Kombit. Shkak eshte bere nje e-mail i sekretarit socialist Erjon Veliaj qe permbante nje shkrim mbi autostraden Durres Kukes.

Sipas selise blu ky shkrim i lobeve antishqiptare tregoi edhe njehere qendrimin e opozites se rruga eshte e panevojshme dhe rrenim i shqiptareve. Me kete veprim z. Rama tregoi edhe njehere urrejtjen e tij per Rrugen e Kombit rrugen e te gjithe shqiptareve. Tregoi mashtrimin qe beri vetem 2 muaj me pare kur u betua se Partia Socialiste nuk ka qene asnjehere kunder kesaj rruge. Por ndersa deklaronte keshtu vetem dy muaj me pas shperndau ne te gjitha mediat shkrimin e pavlere per te njollosur keshtu vepren me te vyer e me te bukur te shqiptareve Rrugen e Kombit u shpreh Albana Mustafaraj zedhenese e Partise Demokratike. Por vetem pak ore me vone permes mesazheve ne Twitter Rama ka hedhur poshte akuzat. Akuze e ndyre nga selia e PD ndaj meje e PS per Rrugen e Kombit Shpifje perverse e pushtetit hajdut qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur vendin. Kurre skemi qene kunder Rruges se Kombit qe e ka nisur socialisti Majko. Po kurre sdo pajtohemi me vjedhjen e parave te Rruges se Kombit Shitesit e detit vjedhesit e zgjedhjeve vrasesit e protestuesve kusaret e Shqiperise sna bejne dot moral patriotik Jane tradhtare Pike shprehet Rama. Ndertimi i autostrades Durres-Kukes ka qene shpesh objekt debatesh mes pozites dhe opozites.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›