E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje: Me 22 janar, protesta e radhës Serbia nuk kalon

“Protesta e ardhshme paqësore në bllokim të mallrave dhe automjeteve të Serbisë, do të mbahet sot një javë, pra të dielën tjetër, me 22 janar 2012. Nëse Qeveria e Kosovës nis me zbatimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë gjatë kësaj jave, natyrisht që nuk do ta mbajmë protestën e ardhshme me 22 janar”, njofton Vetëvendosje.

Dhunë e policisë, nënkryetari i Vetëvendosjes e ka konsideruar sulm ndaj opozitës dhe ndaj demokracisë dhe kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Dje, nuk mund të thuhet se, thjesht, eskaloi situata apo se pati përplasje midis Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Policisë së Kosovës. Dje, Policia e Kosovës ndërhyri dhunshëm ndaj protestuesve paqësor përkundër thirrjeve të shumta që policia të mos na sulmojnë, tha Shpend Ahmeti.

*   *   *

Protesta nuk është përshkallëzuar, por është sulmuar dhe shtypur nga ndërhyrja e dhunshme e policisë. Qeveria ka shfrytëzuar policinë për të shkaktuar dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke e bërë Kosovën shtet policor. Nga mëngjesi policia ka provuar ta parandalojë protestën. Rruga prej Besianës për në Merdar është bllokuar para mesditës. Asnjë automjet nuk është lejuar që të kalojë dhe, madje, as kalimtarët, pra as udhëtarët që kanë ecur këmbë, shprehet në një komunikatë lëvizja Vetëvendosje, pas protestës së djeshme në pikat doganore në veri të Kosovës.

Sipas aktivistëve të Vetëvendosjes, policia e Kosovës ka ushtruar dhunë mbi protestuesit paqësorë, duke arrestuar madje edhe deputetë dhe qytetarë të thjeshtë.

Aktivisti Xhelal Sfeçla ka thënë në mbrëmje se të lënduarit kanë pohuar se përveç mjeteve të tjera, policia ka përdorur edhe plumba gome.

Ka dhjetëra të lënduar, nuk mund të flitet për numrin e saktë, sepse po lëviz vazhdimisht. Lëndimet e tyre janë që nga helmimi, sepse është përdorur shumë gazë lotsjellës, pastaj nga shufrat e gomës dhe metalit si dhe nga plumba gome sipas deklaratave të të lënduarve, ka thënë ai.

Ndërsa sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, policia ka vepruar në mënyrë profesionale, edhe pse numri i të lënduarve në këtë protestë ishte i madh.
Policia ka përdorur forcën minimale proporcionale, konform situatës, prandaj mendoj se ajo ka vepruar në mënyrë shumë profesionale, ka deklaruar ministri Rexhepi.

Protesta paqësore e lëvizjes Vetëvendosje ka gjetur mbështetjen e dy prej figurave të njohura të Partisë Socialiste në Shqipëri. Deputeti Erion Braçe e cilëson ndërhyrjen e policisë kosovare si barbare, ndërsa bën përgjegjës kryeministrin Thaçi.  Lëvizja Vetëvendosje lajmëron se pas ndërhyrjeve të dhunshme policia ka ndaluar thuajse gjithë lidershipin e Vetëvendosje-s, nënkryetarin, deputetë e udhëheqës të tjerë të saj dhe të protestës legjitime. Në të njëjtën kohë, në Siri dhe Kosovë ndodh kjo!, shkruan Braçe.

Ndërsa deputeti Ditmir Bushati shpreh mbështetjen e tij ndaj aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetin social Facebook. VV do ta ndihmojë edhe Kosovën edhe Serbinë për të shkuar më shpejt drejt integrimit në NATO dhe BE! Barazia sovrane është thelbi mbi të cilën bashkëjetojnë fqinjët kudo në botën demokratike! Për sa kohë VV udhëheq protesta paqësore e bëhet promotore e një politike të begatë e parimore për qytetarët, mbështetur mbi një vendim të Kuvendit të Kosovës, ndjej neveri ndaj përbaltjes që tentohet ti bëhet VV nga ata politikanë që të përbashkët mes tyre kanë veç pasurimin e shpërdorimin e besimit të qytetarëve e jo atdhedashurinë, shkruan Bushati.

Ndërsa deputeti Erjon Braçe, i cili e ka shprehur hapur simpatinë e tij ndaj opozitës në Kosovës, prej ditësh po komenton këtë protestë të Vetëvendosje dhe ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj saj. Sipas tij, arrestimi i deputetëve të opozitës është shfaqja më e keqe që po jep qeveria e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje lajmëron se pas ndërhyrjeve të dhunshme policia ka ndaluar thuajse gjithë lidershipin e Vetëvendosje-s, nënkryetarin, deputetë e udhëheqës të tjerë të saj dhe të protestës legjitime. Në të njëjtën kohë, në Siri dhe Kosovë ndodh kjo!, shkruan Braçe. Ai bën përgjegjës kryeministrin kosovar për këtë dhunë. Hashim Thaçi, nuk goditet e nuk dhunohet kryetari i opozitës, thotë Braçe për kryeministrin kosovar. Ndërkohë, ai e cilëson dhunën e ushtruar nga policia si barbare.

* * *

Kosovë, arrestohen dhe dhunohen deputetët e Vetëvendosjes

Në orët e mbrëmjes situata në dy pikat kufitare me Serbinë i është kryer normalitetit. Pas më shumë se 140 personave të arrestuar dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, numri i mbështetësve të Vetëvendosjes bashkë me ardhjen e natës është pakësuar.

Policia e Kosovë bën të ditur se kalimi në të dyja pikat kufitare si Merdare dhe Dheu i Bardhë vijon normalisht.

Sipas policisë në të dy këto vende ku Vetëvendosje ka tentuar të bllokojë kalimin e mallrave serbe, janë arrestuar 146 persona. Po ashtu policia e Kosovës bën të ditur se nga përleshjet kanë mbetur të plagosur 28 punonjës së policisë.

Nga ana e saj Vetëvendosjes bën të diture se deri rreth orës 19:00 nga policia janë arrestuar 69 persona. Lëvizja gjithashtu saktëson se disa prej tyre janë plagosur dhe dhunuar nga policët. Mes tyre është edhe deputeti Glauk Konjufca, i cili mban edhe posti ne nënkryetari të Kuvendit të Kosovës. Konjufca, bashkë me deputetë tjerë, ka qenë sot gjatë gjithë ditës në afërsi të pikës kufitare të Dheut të Bardh.

Policia ka arrestuar pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Parlamentarët Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri janë arrestuar në pikën kufitare të Dheut të Bardhë ndërsa Afrim Hoti dhe Albana Gashi janë arrestuar në Merdare.

Gjithashtu janë arrestuarArbër Zaimi, Shpend Ahmeti, Frashër Krasniqi dhe Naim Bunjaku. Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se nga ndërhyrja e fundit e policisë janë arrestuar nënkryetari Shpend Ahmeti, Arbën Zaimi, Frashër Krasniqi dhe Naim Bunjaku.

Në një kohë kur policia pas çdo ndërhyrje kryen arrestime në radhën e aktivistëve të Vetëvendosjes, qeveria e Kosovës ka dalë në një komunikatë për shtyp ku shpreh keqardhje për ngjarjen e sotme.

Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të shmangën nga përdorimi i dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatë.

*   *   *

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›