Kongresmeni amerikan Eliot Engel përshëndet Kuvendin e Shqipërisë."Ndihem krenar që Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e NATO-s,shumë seriozisht. Vazhdoni ta orientoni vendin në këtë rrugë."
Kongresmeni amerikan Eliot Engel , miku i madh I shqiptarëve, përshëndeti sot për herë të parë, Kuvendin e Shqipërisë. Një muaj pas anëtarësimit në NATO, kongresmeni Engel tha para deputetëve, se Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e NATO-s, shumë seriozisht
Kryetarja e Kuvendit i uroi mirëseardhjen kongresmenit amerikan dhe falenderoi atë për fjalën drejtuar deputetëve të Shqipërisë
"Kongresmeni Engel është një ndër miqtë më të fuqishëm të kombit shqiptar sepse i ka mbrojtur gjithmonë interesat e shqiptarëve, në përpjekje të pafundme të tyre për liri dhe për dinjitet. Ai është një ndër avokatët më të fortë në të gjithë karrierën e tij brilante politike për çështjen shqiptare. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë unë ndihem e nderuar ti jap fjalën që ti adresohet Kuvendit të Shqipërisë" Kongresmeni amerikan Engel tha se arritjet e Shqipërisë janë të shumta. "Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimit; ka bërë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të vendosjes së një rendi më të fortë publik. Ju lutem vazhdoni ta orientoni Shqipërinë në këtë rrugë."
( Fjala e kongresmenit Eliot Engel në Kuvendin e Shqipërisë )
Është një nder dhe kënaqësi për mua ti drejtohem Parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Zoti Kryeministër, jemi parë shumë herë gjatë këtij viti në Tiranë, (ashington dhe Neë York dhe kemi qenë së bashku (kemi darkuar) në shumë raste. E kam vizituar vendin tuaj shumë herë gjatë këtyre 20 vjetëve të mia në Dhomën e Përfaqësuesve, por kjo është hera e parë që kam privilegjin që ti drejtohem Parlamentit Shqiptar. Por, për shkak të hapave të mëdhenj që ka ndërmarrë vendi juaj, ky moment merr një kuptim të veçantë për mua. Kurrë nuk do të harroj herën e parë që vizitova Shqipërinë. Miqtë e mi shqiptaro-amerikanë, shumica e të cilëve janë me mua sot, më kishin treguar se natyra e mbyllur e regjimit të Enver Hoxhës kurrë nuk ia doli mbanë të mbyllte mendjen e popullit shqiptar, i cili nuk e mbylli kurrë derën që më mirëpriti mua dhe gjithë amerikanët qysh në fillim. Gjithmonë do ta kujtoj shëtitjen time të parë në Sheshin Skënderbej më 1993, kur qindra shqiptarë më takonin, të emocionuar nga përjetimi i demokracisë për herë të parë. Që nga ajo ditë, Shqipëria ka vazhduar të provojë se flaka e lirisë nuk mund të shuhet kurrë. i konsideroja njerëzit të takoja në Shqipëri si George Ëashington-ët dhe Thomas Jefferson-ët e vendit tuaj Në vizitat e mia të mëparshme, ajo që vura re menjëherë ishte thellësia e ndjenjave dashamirëse që Shqiptarët kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asnjë ditë që të mos u kujtoj kolegëve të mi të Dhomës së Përfaqësuesve, vendin me pro-amerikan në Europë dhe ndoshta në të gjithë planetin. Mbështetja që ju i keni treguar Shteteve të Bashkuara, edhe gjatë kësaj dekade të vështirë, kur vendi im përjetoi sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe luftërat në Lindjen e Mesme, ka qenë mjaft inkurajuese. Të kishim vendin tuaj në krah, gjatë gjithë kësaj kohe të vështirë, ka qenë jetike dhe nuk do të harrohet kurrë! Por edhe përsa i përket sukseseve të saj, Shqipëria nuk ka ngelur më pas. Ajo kurrë nuk rreshti së ecuri përpara, përkrah pjesës tjetër të Europës. Është e vërtetë, progresi që ju keni arritur është me të vërtetë mbresëlënës. Kur erdha për herë të parë në këtë tokë të madhërishme, por të shtypur, në fillimin e viteve 90-të, rrugës e Tiranës janë relativisht të zbrazura. Madje mund të shikoje ndonje karrocë të shtyrë nga kuaj, ndërsa unë ecja në këmbë ose me makinë, përgjatë këtij bulevardi ku ne jemi sot. Kuajt më tërkohqën bagazhin në aeroportin me pistën me blloqe dhe aspak të lëmuar. Dhe kudo që unë shkoja, mund të shikoja bunkerët prej betoni, me të cilat ish-diktatori mendonte të mbronte Shqipërinë nga pushtimi. Tashmë, ndryshimet janë kudo të dukshme. Tirana është një qytet në lëvizje, plot gjallëri. Kudo që hedh sytë, shikoj ndërtime të reja dhe zhvillim të shoqërisë moderne, që po i bashkëngjitet shpejt ekonomisë së zhvilluar Europiane.
Me të vërtetë, arritjet e popullit shqiptar, i kanë lënë pas vitet e errëta të shekullit të 20-të! Pikërisht një ditë më parë, para kënaqësinë të vëzhgoja nga afër punimet e autostradës së re Durrës-Kukës. Besoj se kjo rrugë do të sjellë edhe më pranë rajonin, duke e bërë edhe Shqipërinë ekonomikisht, një lider në Ballkan. Arritjet tuaja janë të shumta dhe keni kaq shumë gjëra për të qenë krenar. Në vitet 90, kur Shqipëria sa po dilte nga periudha e izolimit, askush nuk mund ta mendonte se udhëheqja e vendit, që dikur kishte frikë nga SHBA dhe NATO do të ngazëllehej me qytetarët shqiptarë kur vendi do të bëhej anëtari më i ri i organizatës. E përsëri, unë kasha besim tek Shqipëria dhe e dija ardhmërinë e ndritur të saj. Në qershor 2003, 10 vjet pas vizitës sime të parë, unë u bëra promotor i një resolute në Dhomën e Përfaqësuesve në përkrahje të Kartës së Adriatikut me SHBA. Ky dokument i rëndësishëm ndihmoi në hapat e parë të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për tiu bashkuar NATO-s. Rezoluta kaloi me unanimitet më vonë, atë vit. Megjithatë, tetorin e kaluar, vetëm pesë vjet pas kalimit të rezolutës sime, edhe unë vetë u çudita kur u gjenda në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti Bush nënshkroi Protokollet e Anëtarësimit duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara ishin dakord për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ky ishte një moment tejet i rëndësishëm për Shqipërinë, por gjithashtu ishte vetëm sinjalizimi i një dite akoma edhe më ngazëlluese muajin e kaluar, kur Shqipëria u bë vendi i 27 anëtar i Aleancës. Asgjë tjetër, nuk mund të demonstrojë më qartë sa shumë ka arritur Shqipëria në një periudhë kaq të shkurtër, sesa anëtarësimi në NATO. I shpreha urimet e mia më të ngrohta të gjithë atyre që kanë udhëhequr Shqipërinë në dy dekadat e kaluara. Të gjithë keni dhënë ndihmën tuaj në arritjen e kësaj dite të mrekullueshme. Unë ndihem krenar të shpreh se Shqipëria i ka marrë përgjegjësitë e NATO-s shumë seriozisht. Ka dërguar turpa në Irak dhe Afganistan edhe kur disa vende të tjera kanë ngurruar. Vendi juaj, megjithëse i vogël po tregon përditë pjekuri në rritje përmes dëshirës për të mbajtur peshën si anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Por, çështja nuk mbaron këtu. Shqipëria synon ti bashkohet të gjitha strukturave Euro-Atlantike dhe unë shpresoj që hapi tjetër do të jetë anëtarësimi në Bashkimin Europian. Por, kjo do të thotë se udhëtimi nuk ka mbaruar dhe se ka akoma punë për të bërë. Të lumtur siç ndihemi që jemi në këtë vend të lirë dhe që zhvillohet me shpejtësi, duhet thënë se ka akoma shumë sfida përpara. Ka akoma shumë për të bërë dhe me të vërtetë shumë punë na prêt. Shqipëria ka bërë hapa t mëdhenj përpara në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimit; ka bërë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të vendosjes së një rendi më të fortë publik. Ju lutem vazhdoni ta orientoni Shqipërinë në këtë rrugë. E di se Shqipëria ka përditësuar dhe përmirësuar kodin ligjor dhe ka ndjekur penalisht disa keqbërës. Shtetet e Bashkuara ju kanë mbështetur në këtë përpjekje tuajën përmes grantit fillestar në Millenium Challenge Corporation. Megjithatë, ndërsa ka pasur mjaft përmirësim teknik, ju duhet të vazhdoni përpjekjet tuaja të guximshme pë të zhdukur krejtësisht ndikimin e korrupsionit. Për më tepër, kjo legjislaturë është vendimtare për zhvillimin e vendit tuaj. Është një nder i madh për mua të flas në këtë sallë madhështore para jush, ligjvënësve të Shqipërisë, por unë besoj se e ardhmja e kësaj asambleje mund të jetë shumë e mirë. Nëse kam mësuar ndonjë gjë nga historia e Amerikës, ajo është se parimi i kontrollit dhe balancës ndërmjet sektorëve të ndryshëm të qeverisjes është vendimtar për një shoqëri të lirë dhe të hapur. Ky parim është po aq i vërtetë për Shqipërinë sa çështë për të gjitha demokrac