E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon kongresmenin amerikan Eliot Engel.

  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua sot me kongresmenin amerikan Eliot Engel, një  nga personalitet më të njohura ndërkombëtare në mbështetje të integrmit euroatlantik të Shqipërisë.
Në hyrje të bisedës Kryetarja e Kuvendit falenderoi z.Eliot Engel për rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-së dhe mbështetjen e tij personale për  anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Kryetarja e Kuvendit tha se anëtarësimi në Nato është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e Shqipërisë, është një imazh i mirë, një siguri për investitorët e huaj.   "Historia e shqiptarëve është histori mbijetese dhe anëtarësimi në Nato është një arritje që nuk mendohej se do e realizonim për një kohë kaq të shkurtër."- u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Duke bërë një përmbledhje të reformave të ndërmarra gjatë këtij mandati nga qeveria dhe mazhoranca e djathtë, Kryetarja e Kuvendit tha se dyfishimi i buxhetit, rritja e rrogave dhe pensioneve, ndryshimi  rrënjësor i infrastrukturës, shërbimeve publike, trefishimi i numrit të të rinjve që ndjekin shkollat e larta, janë rezultat i një qeverisje me vullnetin për ndryshim, i një vendi që po  vrapon me shpejtësi drejt BE. Nga ana e tij kongresmeni  Eliot përgezoi Kryetaren e Kuvendit për ndryshimet mëdha që ka pësuar Shqipëria, dhe vlerësoi veçanërisht besimin që shqiptarët kanë te reformat. Shqipërinë e ndryshuar është e dukshme dhe e prekshme.Kam qënë shpesh herë në Shqipëri. Çdo herë, shoh  shumë ndryshime të mëdha. Shqipëria ka ecur përpara më shumë se vendet e tjera ish-komuniste. Kongresmeni Engel theksoi se Shqipëria vend anëtar I NATO-s tashmë do të ketë shanse shume më të mëdha zhvillimi dhe perspektive.   Gjatë bisedës me kongresmenin Engel, Kryetarja e Kuvendit theksoi se një prioritet në  fillim të mandatit të  ardhshëm do të jetë lëvizja e lirë e shqiptarëve.      
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›