E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takim me qytetarët e Shkodrës: Në katër vite kemi bërë një Shkodër që ndriçon, një Shkodër zonjë, një Shqipëri zonjë.

  Në katër vite kemi bërë të mundur që Shkodra të ndryshojë, Shqipëria të ndryshojë, Shkodra të zbukurohet, Shqipëria të zbukurohet, një Shkodër që ndriçon, një Shkodër zonjë, tha Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në konferencën e degës së Partisë Demokratike në Shkodër,në një atmosferë entuziaste me qytetarët Shkodranë, në mjediset e Teatrit Migjeni. Në fjalën e saj përpara qytetarëve shkodranë, duke ju drejtuar të rinjve në sallë Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera tha: Unë ju falenderoj të gjithëve, ju vajza, ju djem, ju gjimnazistë që na mbështesni kaq fort. Ku ka mbështetje më të madhe se sa ajo e kësaj rinie.   Gjatë kësaj periudhe ne kemi bërë të mundur të dyfishojmë buxhetin e arsimit, por, unë ju premtoj këtyre të rinjve që edhe më shumë do të rrisim nivelin e arsimit në këtë vend. Gjatë kësaj periudhe ne kemi rritur rrogat e prindërve tuaj dhe më shumë do të rrisim rrogat e mamave dhe të baballarëve tuaj. Gjatë kësaj periudhe ne kemi bërë të mundur që në çdo shkollë të ketë nga një laborator kompjuterik dhe në mandatin e dytë çdo nxënës do të ketë një kompjuter personal të tijin.   Mandati i dytë, tha Kryetarja e Kuvendit, do të jetë mandati i liberalizimit të vizave, mandati i dytë do të jetë mandati i zhvillimeve, i projekteve dhe i investimeve të mëdha. Investime të mëdha do të vijnë në Shkodër.   Ne jemi një vend që vijmë nga një histori mbijetese, historia jonë nuk është histori zhvillimi, siç ka qenë histori zhvillimi e vendeve të tjera që na rrethojnë. Për shkak të kësaj historie një të tretën e kombit tonë, ne vetëm dhe vitet e fundit e kemi jashtë kufijve tanë, e kemi në Greqi, Itali, Francë. Për familjarët, për nënën e këtyre fëmijëve, për motrën dhe për vëllain, nuk ka gjë më të rëndësishme se të bësh të mundur që ata të lëvizin pa viza, që ata të mos rrinë në rradhë përpara ambasadave. Unë ju them sot këtu në Shkodër që vitin e ardhshëm ne do të bëjmë të mundur që shqiptarët të lëvizin pa viza, që studentët të lëvizin pa viza, që fëmijët të lëvizin pa viza. Ne jemi njerëz që kur japim fjalën e mbajmë atë dhe nuk është thjesht kjo, sepse e kemi në konceptin tonë dhe në besimin tonë një gjë të tillë.  

Fjala e plote e Kryetares se Kuvendit

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›