Kongresmeni amerikan takime me Topin e Berishën

Gjatë qëndrimit në Tiranë, pasditen e shkuar zhvilloi një takim me kryeministrin Sali Berisha, ku e ka siguruar se SHBA-të vlerësojnë lart marrëdhëniet me Shqipërinë dhe se u janë mirënjohës shqiptarëve për mbështetjen që ata i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin SHBA-ve dhe NATO-s, në misionet ndërkombëtare, në luftën kundër terrorizmit dhe në shërbim të paqes, si në Afganistan dhe më gjerë.
Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e rëndësishëm që SHBA-të kanë dhënë në Shqipëri, përmes programit të “Sfidës së Mijëvjeçarit” në sektorë të rëndësishëm nëpërmjet projekteve për dixhitalizimin e procedurave dhe luftës kundër korrupsionit, si realizimi i prokurimeve elektronike, regjistrimi elektronik i biznesit, taksat elektronike, etj. Me tej, Berisha e njohu kongresmenin Chabot me reformat e thella dhe te gjithanshme të realizuara në Shqipëri gjatë kësaj periudhe, për zhvillimin ekonomik të vendit, lehtësimin e klimës së biznesit, luftën kundër korrupsionit, realizimin e veprave të rëndësishme infrastrukturore, energjetike, reformat në fushën e arsimit, etj.
Gjithashtu, ai ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. “Ne e konsiderojmë përkrahjen e vendit të vlerave të demokracisë më të madhe në botë një nder, inkurajim e përgjegjësi, për vazhdimësinë e reformave drejt demokratizimit të plotë e funksional të Shqipërisë”, - vuri në dukje Presidenti Topi, duke u ndalur në veçanti në ndihmesën e gjithanshme amerikane për anëtarësimin e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plotë në Aleancën më të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë, në NATO.
Në vijim të këtij takimi, Presidenti i Republikës bëri një panoramë të përmbledhur të zhvillimeve politike në vend, ku nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional të klasës politike shqiptare, nën një kulturë bashkëkohore komunikimi, si element i domosdoshëm i demokracisë dhe një parakusht për realizimin e reformave dhe proceseve të rëndësishme integruese të vendit tonë, sidomos i reformës në drejtësi. /Start/
2012-01-15 09:11