E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet një 19-vjecar për plagosje

Burime zyrtare nga Komisariati i Shkodrës bënë të ditur se arrestimi i Edmond Malit u bë pasi në periferi të qytetit, pranë ish-ndërmarrjes së fermentimit, 19-vjeçarit plagosi në këmbë me pistoletë 56-vjeçarin me iniciale Gj. P, banues në fshatin Bardhaj komuna Rrethina Shkodër.

I plagosuri, pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Shkodër, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës që autori ka përdorur për kryerjen e veprës penale, një pistoletë tip “ TT” e kalibrit 7.62 mm me një krehër me pesë copë fishekë në të.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-14 18:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›