E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresmenia Gifford ngrihet ne kembe

Anëtarja e kongresit amerikan Gabrielle Gifford, e cila u qëllua me një plumb në kokë dhjetë ditë më parë në atentatin në Tuson të Arizonës, është ngritur në këmbë, njoftuan burimet e spitalit.

Gifords është ngritur të mërkurën me ndihmën e personelit mjekësor, dhe ka hedhur shikimin nga dritarja e dhomës, në kuadër të përgatitjeve për të shkuar në Hjuston, ku e pret një rehabilitim i gjatë mendor dhe fizik, bëri të ditur thënë zëdhënësja e qendrës universitare mjekësore në Tuson. Mjeket shprehen skeptikë mbi masën në të cilën mund të rimëkëmbet Giffords ndërsa thonë se duhet të hetohen dhe aftësitë motorike e shqisat e pacientes.

Ndërkohë gjykata federale ka ngritur aktpadinë kundër të arrestuarit Xharid Lofner. Ai akuzohet për kryerjen e atentatit për të vrarë anëtaren demokrate të kongresit Gifords dhe dy bashkëpunëtorë të saj. Lofner, 22 vjeç, qëlloi edhe mbi 18 persona të tjerë, nga të cilët gjashtë ndërruan jetë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›