E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe Kine angazhim per dialog e bashkepunim

Presidenti amerikan Barak Obama theksoi sot se Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund të angazhohen në dialog dhe bashkëpunim me njëra-tjetrën, megjithëse mes këtyre dy vendeve ka fusha ku shfaqen mospajtime. Këto komente presidenti i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp të zhvilluar me homologun e tij kinez Hu Xhintao.

Obama tha se ishte treguar shumë i hapur në bisedimet që kishte zhvilluar me udhëheqësin kinez. Në fjalën e tij Hu Xhintao theksoi se qëllimi i vizitës së tij mbetej forcimi i besimit reciprok mes dy vendeve për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin dhe për të çuar përpara marrëdhënien pozitive, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për shekullin e 21-të.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›