E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grand Slam Nadal kualifikohet ne raundin e radhes

Rafael Nadal ka hedhur një tjetër hap drejt fitimit të turneut të katërt radhazi Grand Slam, duke u kualifikuar në raundin tjetër të Australian Open. Numri një i botës në tenisin për meshkuj ka mundur në tre sete (6-2, 6-1, 6-1) amerikanin Ryan Sëeeting. Gjithçka e lehtë për tenistin spanjoll, që e ka zgjidhur këtë sfidë në më pak se dy orë.

Rafael Nadal, i cili ka arritur të fitojë nëntë turne Grand Slam në karrierën e tij është favorit për të triumfuar edhe në Australian Open. Spanjolli do të përballet në raundin tjetër me tenistin vendas Bernard Tomic, i cili arriti të kualifikohej pasi mundi Feliciano Lopez. Një sukses ka regjistruar edhe numri katër i botës në renditjen e përgjithshme Robin Soderling. Tensiti suedez mundi me tre sete Gilles Muller nga Luksemburgu.

Në turneun për femra të Australian Open, Kim Clijsters është kuafikiar për në raundin e tretë të turneut të parë Grand Slam të vitit, pasi mundi në dy sete (6-1, 6-3) spanjollen Carla Suarez Navarro. Me veshtiresi është kualifikuar numri dy i botës në tenisin për femra Vera Zvonareva, ndërsa surpriza e parë vjen nga serbia Jelena Jankovic, e cila është mundur nga tenistja kineze Peng Shuai, duke u eliminuar nga Australian Open.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›