E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vdes pas operacionit plastik 20-vjeçarja

Policia amerikane po heton për vdekjen e një turisteje britanike e cila vdiq pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje plastike në të ndenjura në një hotel në Filadelfia. 20-vjeçarja Claudia Aderotimi, banuese në Britani, kishte udhëtuar për në Filadelfia me tre miq të saj dhe kishte kërkuar të kryente nje ndërhyrje estetike duke injektuar silicon, duke dashur të rriste përmasat e fundshpinës së saj, ndoshta të ngjashmë me atë të Jenifer Lopezit. Policia e Philadelphias ka nisur një hetim për të verifikuar ligjshmërinë e trajtimit. Sipas një raporti paraprak nga mjeku ligjor, shkaku i vdekjes së Claudias, ishte injektimi i silikonit në sistemin e saj vaskular, dhe që në këtë moment i ka provokuar një atak kardiak. Claudia Adusei, është ndjerë keq disa orë pas ndërhyrjes së kryer në një hotel të lirë nga ana fiannciare, jo shumë larg aeroportit të qytetit të Pensilavanisë. Ndërhyrja estetike i kushtoi 20-vjeçares 1.800 dollarë. Ndërkaq ka një mandat për të hetuar edhe për menaxherët e hotelit. Sipas autoriteteve dy femra janë përgjegjëse për këtë lloj aktiviteti që zhvillohej në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu po hetohet për llojin e silikonit që është përdorur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›