E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Shqiptaret, te aplikojne dhe votojne

Presidenti Bamir Topi kerkoi dje qe kreret e forcave politike, ne kete fushate elektorale te shprehen per sistemin e drejtesise dhe politikat qe pretendojne se do te ndjekin per te. Ne mbledhjen e Keshillit te Larte te Drejtesise, kreu i shtetit, theksoi si domosdoshmeri qe te prononcohen se si do ti vijojne reformat ne drejtesi.

"Eshte shume e rendesishme qe partite te prononcohen ne menyre te qarte qe vazhdimi i reformes ne sistemin e drejtesise mbi bazen e vizionit te tyre dhe asnjehere subjekt i politikes. Te deshmohet se politika e reformave eshte jetike per sistemin e drejtesise dhe per institucionet ne Shqiperi", kerkoi Presidenti. Duke u ndalur vetem tek procesi parazgjedhor, indirekt kreu i shtetit sugjeroi qe forcat politike ne kete fushate te shpalosin me mire programet e tyre elektorale. Ne menyre te vecante ate pjese qe lidhet me drejtesine. "Ju e dini qe mjaft ligje qe kane te bejne me sistemin e drejtesise nuk realizohen dot me mazhoranca te thjeshta. Ato kerkojne votime te cilesuara ose te shprehem ndryshe, kerkojne konsensuse. Per kete arsye une e rimarr ne diskutim dhe i ftoj partite qe partite qe pavaresisht nga rezultati, pavaresisht kush do te jete fituesi apo humbesi, reformat qe kane te bejne me sistemin e drejtesise kane te bejne ne radhe te pare me nje vullnet politik", vijoi Topi. Nga ana tjeter, Presidenti ftoi te gjithe zgjedhesit shqiptare, qe te marrin pjese ne votime me 28 Qershor. Sipas tij, pjesemarrja ne zgjedhje eshte nje tregues shume i rendesishem i demokracise dhe per zgjedhesit per te vendosur piketat e se ardhmes. "U bej thirrje qytetareve per te aplikuar per kartat e identitetit. Duhet te aplikojne me shpejtesi. Shoh nje lloj predispozicioni te rritur ditet e fundit dhe me vjen shume mire. Uroj qe per periudhen qe ka mbetur te shtohet numri i aplikuesve ne menyre qe ne 28 Qershor te gjithe te votojne", theksoi kreu i shtetit. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›