E Diel, 1 Nëntor 2026

Konklikti, shoferi i fugonit qellon me arme teksa udhetonte

Shkoder - Nje zenke e nisur paraditen e djeshme mes dy personave ka degraduar ne nje konflikt me arme. Nje shofer fugoni i linjes Koman-Shkoder, ka qelluar ne drejtim te nje automjeti, ne te cilen udhetonte personi me te cilin ishte konfliktuar disa ore me pare. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne Koman te Shkodres. Shoferi i nje fugoni, i cili ishte nisur ne drejtim te Shkodres, ka qelluar me arme drejt nje automjeti. Sipas burimeve nga policia, shoferi i fugonit ka qelluar me automatik ne drejtim te nje automjeti, nderkohe qe ishte duke transportuar pasagjere. Mesohet se drejtuesi i makines u ka shpetuar plumbave. Nga ana tjeter burimet nga policia bene te ditur se nuk ka te lenduar mes pasagjereve te fugonit. Nga te dhenat e para hetimore mesohet se shoferi i fugonit kishte fshehur armen ne makinen e tij, dhe pasi ka ndeshur ne rruge personin me te cilin ishte konfliktuar ne mengjes, ka qelluar me bresheri plumbash ne drejtim te tij. Ende nuk behen te ditur emrat e personave pergjegjes te kesaj ngjarje, si dhe motivet e ketij konflikti. Policia po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. R.Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›