E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian mbi Shqipërinë

Bashkimi Europian konfirmon se s’do të vonojë asnjë ditë vendimin për heqjen e vizave me Shqipërinë. Shefja e diplomacisë evropiane, Ashton: Situatën politike ta zgjidhin vetë liderët shqiptarë



Konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian mbi Shqipërinë

Këshilli vazhdon të jetë i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 Qershorit 2009. Mirëpret kthimin e opozitës në Parlament në linjë me iniciativën lehtësuese nga Anëtarët e Parlamentit Europian, Daul and Schulz, në emër të grupeve të tyre politike, e cila u mbështet nga Përfaqësuesja e lartë dhe nga Komisioneri Fule. është koha për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale mbi një bazë e cila t´i qëndrojë provës së kohës.
Këshilli shpreh keqardhjen, gjithsesi, që iniciativa lehtësuese nuk ka gjendur ende një mbështetje të mjaftueshme për të bërë të mundur që Qeveria Shqiptare dhe opozita të tejkalojnë diferencat e tyre. Këshilli përsërit se është përgjegjësi e Qeverisë së Shqipërisë së bashku me opozitën që të gjejnë shpejt, në një mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë, zgjidhje dhe rrugë përpara, të cilat do të jenë të nevojshme për vendin në rrugën e tij drejt BE-së.
Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë aktivisht me reformat e nevojshme për një implementim të lehtë dhe në kohë të Marëveshjes së Stabilizim-Asocimit, duke marrë në konsideratë prioritetet e Partnershipit Europian, dhe njëkohësisht përsërit mbështetjen e tij për perspektivën Europiane të vendit.
Këshilli kujton se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, i paraqitur në Prill 2009, do të vlerësohet në bazë të principeve të parashtuarar në Traktatin e BE-së dhe kritereve të përcaktuar nga Këshilli i Europës në Kopenhagen në vitin 1993, si dhe të konkluzionev të Këshillit të Europës të Dhjetorit 2006, mbi konsensusin e rinovuar për zgjerimin. Këshilli bie dakord për t´u kthyer tek kjo çështje kur Komisioni të ketë bërë të ditur opinionin e tij.
BE inkurajon dhënien fund të ngërçit politik në Shqipëri, përmes dialogut dy palësh të mazhorancës dhe opozitës. Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE, zhvilluar sot në Strasburg, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, deklaroi përmes një deklarate për shtyp se liderët shqiptarë duhet të diskutojnë vetë çështjet dhe të zgjidhin ngërçin. Baronesha Ashton u shpreh se nuk duhet të rrezikohet rruga e integrimit të Shqipërisë në BE dhe se për këtë duhet gjetja e një zgjidhje të pranueshme. “Jemi të interesuar të dimë se çdo të ndodhë me nismën e z.Bor dhe z.Schulz. Ne duam të shkojë përpara kjo zgjidhje. Duam që Shqipëria të jetë në rrugën e saj të integrimit evropian. Liderët shqiptarë të diskutojnë ato çështje dhe të zgjidhin ngërçin politik”- u shpreh Ashton. Më herët, kreu i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso deklaroi se në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së u diskutua për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, mes të cilave edhe për situatën politike në Shqipëri. “27 ministrat e Jashtëm të vendeve që përbëjnë Bashkimin Europian me në krye baroneshën Cathrine Ashton, shefen e diplomacisë së BE-së do të hartojnë një deklaratë të prerë për zgjidhjen e krizës shqiptare”- u shpreh Barroso. Sipas Barrosos në takimin e ministrave të Jashtëm të BE është diskutuar situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vende si Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.


Bashkimi Europian konfirmon se s’do të vonojë asnjë ditë vendimin për heqjen e vizave me Shqipërinë Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian thanë sot në Luksemburg se Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Europian do të shqyrtojë menjëherë raportin e Komisionit Europian për vizat, në mënyrë që të mos humbet kohë në realizimin e këtij procesi. Në këtë takim u diskutua edhe mbi ngërçin politik në Shqipëri, ndërsa burimet mediatike bënë të ditur se këtë javë do të ketë një raund tjetër bisedimesh në Strasburg, ku do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Berisha dhe kryetari i PS, Edi Rama.


Ambasadorja e Britanisë, Mclluhan: Politika të realizojë reformat për integrimin e Shqipërisë Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mclluhan, deklaroi sot se përmbushja e reformave mbetet jetike për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ajo shprehu mbështetjen e Britanisë për të ndjekur kursin e proseceve të integrimit, por i kujton klasës politike se reformat duhen realizuar për hir të qytetarëve jo sepse të huajt ua imponojnë. Sipas ambasadores britanike, BE-ja nuk është vetëm një vizë apo një shqetësim politik por është një sistem vlerash. Kjo deklaratë e ambasadores vjen pikërisht në një moment kur procesi i integrimit dhe në mënyrë specifike marrja e statusit të vendit kandidat po dëmtohet për shkak të situatës politike në vend. Deklaratat e saj, ambasadorja britanike i bëri gjatë një ekspozite fotografike ku ishin përfshirë mendimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›