E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 3 javësh nis rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve

Kryeministri Berisha: Shqipëria me rrogë mesatare 500 dollarë


Në 1 korrik rriten rrogat e pensionet. Deklarata më e fundit ka ardhur sot nga kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi nga mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar demokrat se në 3 javë premtimi do të bëhet realitet. “Në 1 korrik, 820 mijë familje shqiptare do kenë në fondet e tyre një shtesë të rëndësishme. E kalon 2-7 herë inflacionin që po ulet. Muajin e shkuar infalcioni u ul me 1.2 përqind”, tha Berisha. Sipas tij kjo rritje e rrogave dhe pensioneve i bën shqiptarët të ndihem në europiane. Kryeministri tha se rritja e rrogave e pensioneve është e mundur nga performanca ekonomike e rezultat i reformave. Duke pohuar se rritja e këtij viti do jetë më e madhe se vjet, Berisha tha ata që menduan se rritja e vjetshme ishte elektorale do dëshpërohen. Kryeministri Berisha premtoi se rrogat e ulëta do njohin rritje të ndjeshme ndërsa rroga mesatare arrin në 500 dollarë. Sipas tij shumë shpejt do të publikohet një raport ndërkombëtar që e bën Shqipërinë si referencë për zhvillimin e qendrueshëm të saj. Në mbledhje kryeministri sulmoi opozitën duke thënë se ndjen keqardhje që flet vetëm për borxhe. “Flasin e hungërijnë nga mëngjesi në darkë për borxhin. U them qytetarëve se kjo qeveri e gjeti borxhin 72% të prodhimit të brendshëm dhe sot është 59%. Ne strukturën e tij është një nga borxhet më të mira që mund të ekzistojë. 60% e këtij borxhi është në lekë ndërsa pjesa tjetër është në kredi të buta”, vuri në dukje kryeministri. Berisha tha se Rama duhet të lexojë pak më shumë, të thellohet për borxhin e strukturën e tij. Kryeministri shtoi gjithashtu se bashkia po i merr më shumë takse bizneseve për tabelat. “Nuk u merret më shumë taksë bizneseve se nga sa është përcaktuar. çdo gjë e marrë mbi ligjin duhet t’u kthehet atyre që kanë paguar”- tha kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›