E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW: Hetime tëpavarura përarrestimin e Kurtit

PRISHTINE- Organizata Human Rights Watch kërkon nga EULEX hetime të pavarura mbi operacionin e policisë për arrestimin e liderit të lëvizjes “Vetëvendosja” Albin Kurti

“Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, duhet të nisë një hetim të pavarur mbi operacionin e policisë së Kosovës më 12 qershor, gjatë të cilit njësitet e posaçme të policisë duket se kishin përdorur forcë të tepruar” theksohet në reagimin e Human Rights Watch.

Arrestimi me dhunë i Kurtit, një pjesë e të cilit është xhiruar edhe me kamera, erdhi pas një takimi me gazetarë në selinë e Vetëvendosjes, në të cilin Kurti paralajmëroi synimet e këtij grupi për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Pamjet e këtij operacioni e bëjnë atë shqetësuese”, ka thënë Wanda Troszczynska-van Genderen, nga Human Rights Watch.

“Një hetim i pavarur mbi këtë incident është thelbësor për të garantuar kredibilitetin e policisë dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit”, ka thënë HRW.

"Policia e Kosovës duhet të përgjigjet në shumë pyetje serioze rreth këtij operacioni të arrestimit".
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›