Rikthehet ekspozita që u mbyll ngaPlenumi i IV
TIRANE-38 vite pas datës kur u çel dhe u mbyll, piktorë të rinj dhe të vjetër, kanë riçelur ekspozitën "Pranvera Art". Kjo ekspozitë, për kohën kur lindi ishte shprehja dhe trupi i një mendimi ndryshe, ishte materializimi në pikturë i asaj çka populli ndjente, "hapjen e krahëve" ndaj modernes, së resë, së huajës e më tej. Rreth viteve 1970, për gati tri vite Shqipëria mban mend një periudhë hapjeje me botën, me të huajën, me artin e me jetën. Liberalizimi i atyre viteve arriti kulmin me Festivalin e 11-të të Kën-gës në Radiotelevizion. "Gjatë atyre tri viteve dëgjoheshin kë-ngë të huaja që transmetoheshin nga Radio Tirana dhe TVSh-ja, e po ashtu shihej televizioni italian masivisht", - shprehet një punonjës i Muzeut Historik Kombëtar, ku sapo është çelur ekspozita "Pranvera Art 2010". Kjo ekspozitë i ka rrënjët pikërisht në ato vite liberalizmi, siç quhen nga ata që e jetuan atë kohë. "Pranvera Art" lindi pikërisht në atë kohë, por edhe u mbyll menjëherë sepse liberalizmi nuk zgjati. "Vihej re një frymë tjetër nga ai dogmatizmi me të cilin ishim mësuar, por kjo qe e përkohshme. Në këtë periudhë u futën në pikturë ndikimet e atyre që quhen moderne, ndikimi i impresionizmit, kubizmit e më gjerë. Tek emrat e piktorëve shqiptarë që e ndoqën këtë frymë ishin Edison Gjergo, Llambi Blido etj", - thotë Enver Kushi, punonjës në MHK. Ai mban mend edhe shfaqje në teatër e në opera, të cilat para kësaj kohe e pas saj nuk do të viheshin më në skenë. Arti e ndjeu dhe në këtë kohë, një grup piktorësh më në krye Llambi Blidon hapën ekspozitën që u quajt "Pranvera". "Ishte viti 1972 dhe kjo ekspozitë pati vetëm piktura që qenë të ndikuara nga rrymat moderne të kohës. Plenumi i IV-t, pas gjithë goditjeve që bëri, goditi edhe këtë ekspozitë këtë pranverë të parë. Iu prenë gjethet e gjelbra. Mbas 1972-it, kthehet periudha e dogmatizmit dhe e socrealizmit", - thotë Kushi. Më tej ai na bën të ditur se kjo ekspozitë nuk u hap deri këto ditë.
Ekspozita
Janë pak a shumë të njëjtët autorë, që 38 vite më parë tentuan të liberalizonin edhe artin, duke hapur krahët ndaj rrymave të kohës. E veç tyre ka edhe piktorë e skulptorë të rinj. Në një farë mënyre është fryma e pothuaj katër dekadave më parë, që rikthehet në një kohë tjetër, në liri për të përcjellë mesazhe e për të dhënë art. Rikthimi i saj këtë vit është edhe një lloj nostalgjie. Skulptori Maksim Bushi, një prej pjesëmarrësve në ekspozitën e kohës, na thotë se "pas kaq viteve jemi një grup artistësh që menduam ta rikthenim traditën që e ndaloi regjimi. Më në krye Llambi Blidon, pamë të arsyeshme rigjallërimin e këtij aktiviteti. Në ndryshim nga hera e parë ka shumë piktorë e skulptorë të rinj, e po ashtu ka edhe skulptura". Sipas tij, fryma është e lirë dhe s'ka asnjë paragjykim, mund të marrin pjesë të gjithë e me çfarëdo vepre. Të ekspozuara janë vepra të realizuara në kohë të ndryshme, që nga viti 1970 e deri në vitin 2010. Skulptura "Lumjani" e realizuar në vitin 1973 e Sotir Kostës, ekspozohet për herë të parë. "Asokohe ajo u ndalua, dhe është shfaqur vetëm njëherë si fotografi në Krakov të Polonisë", - thotë autori, që nuk e fsheh dot ekzaltimin. Puna për çeljen e këtij aktiviteti ka filluar para dy muajsh, por siç tregojnë pjesëmarrësit është punuar intensivisht që të realizohej. Në të marrin pjesë shumë emra të njohur si Kujtim Buza, Munatz Dhrami, Agim Faja, Hysen Devolli, Ksenofon Dilo, Lekë Tasi, Maksim Bushi, Mustafa Arapi, Vilson Kilica, por edhe emra të rinj. Një tjetër vepër që ekspozohet për herë të parë është një nudo e Fatmir Boshnja-kut, realizuar në vitin 1986. Në katalogun e ekspozi-tës, iniciatori Llambi Blido shkruan : "Si një nga manifestimet e ndikimeve të zhvillimeve moderne të artit në Shqipëri do të mbahet mend edhe 'Ekspozita e Pranverës' së vitit 1972 në Tiranë. Qenë prirjet përparimtare bashkëkohore të vetë artistëve shqiptarë që frymëzuan lindjen e një aktiviteti të ri për atë kohë". Sipas Blidos, në atë ekspozitë piktorët dhe skulptorët kryeqytetas, në dallim nga praktika normale të ekspozitave të kohës paraqitën krijime që nuk i përmbaheshin medoemos një tematike të caktuar. "Sot, 38 vjet prej ekspozitës së parë, jemi në një kohë tjetër, në kushtet të reja dhe në raporte që nuk kanë të bëjnë fare me ato të dikurshmet mes artistit, spektatorit dhe shoqërisë", - thotë Llambi Blido për ekspozitën e sapoçelur në Muzeun Historik Kombëtar.
fatmira.nikolli@gazetashqiptare.com