E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkluzionet nga negociatat për statusin e Kosovës

Negociatat për statusin e Kosovës, si çështje e fundit e pazgjidhur nga konfliktet e viteve '90, ngërthejnë në vete një investim të madh të të gjitha palëve të involvuar në këtë proces. Është demoralizues fakti që dallimet nuk ka gjasa të zvogëlohen, pa marrë parasysh sasinë e kohës të investuar në bisedime. E para, është që këto negociata kanë qenë subjekt i një pune të madhe dhe intensive dhe paraqesin një investim të madh të kohës nga të gjitha palët e përfshira. Beogradi, Prishtina dhe Bashkësia Ndërkombëtare kanë dedikuar burime të konsiderueshme, në përpjekje për ta shtyrë përpara çështjen e fundit të pazgjidhur nga konfliktet e 1990 në Ballkanin Perëndimor. Konkludimi i dytë, është se statusquo-ja në Kosovë është e paqëndrueshme. I dërguari i posaçëm, Ahtisaari, investoi 14 muaj në raundin e parë të negociatave, në të cilat kishte 15 raunde të bisedimeve direkte dhe 26 vizita në rajon.
Më pas, treshja BE-SHBA-Rusi ndërmjetësoi raundin e dytë të negociatave, që ishte intensiv dhe zgjati 4 muaj. Të gjithë pjesëmarrësit, sinqerisht u angazhuan në përpjekje për t'i zvogëluar dallimet në qëndrimet e të dy palëve.
Është demoralizues fakti që kjo nuk ka qenë e mundur dhe se, nga pikëpamja e negociatorit të BE-së , këto dallime nuk ka gjasa të zvogëlohen, pa marrë parasysh sasinë e kohës të investuar në bisedime. Konkludimi i dytë, është se statusquo-ja në Kosovë është e paqëndrueshme. Kjo situatë po zgjatë tash një kohë, por në të vërtetë sot është edhe më pak e qëndrueshme se në vitin 2005, kur procesi i statusit u lançua.
Situata e vështire ekonomike e Kosovës, nevoja e vërtetë për krijimin e vendeve të punës dhe domosdoshmëria e një perspektive stabilizuese, afatgjatë, për anëtarësim në BE për të gjithë rajonin - pa përjashtime - janë indikacione që procesi i statusit final duhet të ecë përpara. Kosova është lënë në harresë politike dhe ekonomike mjaft gjatë. Asaj i duhet një perspektivë e pastër për të ardhmen. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka paraparë procesin e statusit politik dhe tani, kur kemi arritur në fund të bisedimeve, ky proces duhet të përfundohet. Ka shumë spekulime për pasojat e këtyre veprimeve, por është shumë me rëndësi të kihet parasysh se lënia e kësaj çështjeje pa zgjidhje, ka çmim të lartë. Unë jam i bindur se përfundimi i procesit të statusit, me përkrahje të plotë dhe aktive të Bashkësisë Evropian,, ka shumë më shumë përparësi për të gjithë në rajon sesa "lënia zvarrë e kësaj çështjeje", pa siguri të rezolutës.
Stabiliteti dhe siguria Evropiane, do të ishin materialisht të prekur nga qasja pasive karshi problemit. Një "konflikt i ngrirë" shumë lehtë përsëri mund të aktivizohet. Ky është një mësim praktik i mësuar në Ballkan në vitet '90 dhe ne nuk duhet t'i përsërisim gabimet e njëjta. Besoj se të gjithë kolegët e mi evropianë do të pajtoheshin se të qëndruarit anash duke shprehur brengosjen, nuk është mënyra si BE e parasheh realitetin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Dhjetorin e kaluar Këshilli i Evropës dërgoi një porosi të qartë se BE është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj dhe të luajë rolin udhëheqës në finalizimin e procesit të statusit.
Ishte e drejtë që liderët evropianë deklaruan kështu, sepse kjo është pasojë logjike e perspektivës Euroatlantike për Ballkanin Perëndimor, të elaboruar në Selanik në 2003.
Ky premtim nuk është dhënë lehtë dhe përmbushja e tij, është çështje të cilën secili nga 27 shtetet anëtare të BE-së e marrin me seriozitet të lartë.
Nga diskutimet me homologët e mi evropianë, e di se ne kemi një përkushtim të përbashkët ndaj paqes në rajon dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë që jetojnë aty, të cilët ne do t'i mirëpresim, së shpejti, si qytetarë të BE-së.
Në fund të fundit, kjo është ajo që është më e rëndësishmja. Popujt e këtij rajoni kanë të drejtë të jetojnë në paqe dhe të ndërtojnë prosperitetin e tyre, të lirë nga e liga që sjell konflikti. Në javët e ardhshme do të ketë ende diskutime në bashkësinë ndërkombëtare lidhur me statusin final të Kosovës. Si këtu, ashtu edhe në qarqe rajonale, kjo do të jetë koha për liderët që zgjedhin paqen dhe të mirën për popullatën, në vend të konfliktit dhe retorikës së pafrytshme. Nuk ka dyshim se kemi përpara vendime të vështira - bile edhe të dhimbshme. Nuk duhet t'i shmangemi sfidës. Çdonjëri në udhëheqësinë politike që ka ndikim në këtë çështje duhet të mendojë me kujdes se si mund të luajë rol konstruktiv dhe pozitiv. Gjeneratës së sotme në Ballkanin perëndimor iu është lënë një trashëgimi e tmerrshme dhe tragjike. Ne të gjithë kemi përgjegjësi t'i lëmë diçka më të mirë kësaj dhe gjeneratave të ardhshme.
*Anëtar i Parlamentit dhe Ministër Britanik për Evropë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›