E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ruleta kineze", filmi i të enjtes tek "Marubi"

"Ruleta kineze" e regjisorit Rainer "Werner Fassbinder "(1945-1982), shfaqet sot në mbrëmje në orën 19.00 në kinemanë e Shkollës së Filmit dhe të Multimedias në Tiranë. Bashkëprodhimi gjermano francez i vitit 1976 zë një vend të veçantë në krijimtarinë e pasur të Fassbinderit sepse regjisori këtu bën një kërkim në sjelljen humane në një mënyrë kritike tejet të skajshme. "Ruleta kineze" është një film që operon me satirën si një bisturi që çan trupin e martesës që përfundon me "lojën kineze". Në qendër është martesa e dështuar e një çifti ku secili nga partnerët bën një jetë të dyfishtë me të dashurin e tij. Vajza që ka lindur nga marrëdhënia e ligjshme zbulon "lojën". Fassbinder ka një qenë nga ata regjisorë aq shumë produktivë vepra e të cilit ishte e lidhur ngushtë me alkoolin dhe drogat. Ndërsa punonte për "Ruletën" ai kishte arritur kulmin e përdorimit të kokainës dhe hapeve. Nga viti 1969 deri më 1982 ai drejtoi mbi 40 prodhime, shumica e të cilave ishin filma artistikë (Lotët e hidhur të Petra Von Kantit, Lola, Foksi dhe miqtë e tij, Brezi i tretë, Martesa e Maria Braunit etj.)dhe sipërmarrja më e madhe televizive është seriali 931minuta Berlin Alexanderplatz (1979-80).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›