Konkretizohet mbrojtja lokale e trashëgimisë kulturore
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Cultural Heritage Without Borders (CHwB), Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe shtatë komuna kosovare ( Gjilanit, Gjakovës, Vushtrrisë, Kaçanikut, Parteshit, Dragashit dhe Rahovecit) kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për programin "Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012‐2015".
Me një bashkëpunim mes këtyre institucioneve do të përgatiten Planet Lokale të Trashëgimisë, të cilat do të identifikojnë resurset e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, të cilat do të shërbejnë si bazë për zhvillim ekonomik dhe social të komunitetit. Këto plane do të marrin formën e një liste aktivitetesh dhe projektesh, si rezultat i bashkërendimit të institucioneve relevante. Nënshkrimi i memorandumit për hartimin e Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore është rrjedhojë e bashkëpunimit të MKRS’së dhe me CHwB.
Sipas ministrit Krasniq, ky dokument do të jetë bazë e mirë për të gjithë për ndërmarrjen e hapave konkretë në nivelin lokal për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.