E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca e ekonomisë – Shqipëria klasifikohet mbi Serbinë dhe Greqinë

08-09-2011 / Gazeta 55

Raporti vjetor për konkurrencën ekonomike, i hartuar nga organizata prestigjioze “World Economic Forum” e ka klasifikuar Shqipërinë në vendin e 78, nga një listë prej 142 vendesh, 10 vende më lart sesa në 2010-n. Greqia humbet edhe 7 vende dhe renditet në vendin e 90, ndërkohë që Serbia renditet e 75. Ekonomia shqiptare vlerësohet për lehtësitë e biznesit dhe qëndrueshmërinë makroekonomike, ndërkohë që penalizohet për sistemin e drejtësisë


Qendra e Forumit Ekonomik Botëror për konkurrencën globale, publikon raportin vjetor 2011-2012, mbi konkurrencën ekonomike dhe lirinë e tregjeve. Sipas vlerësimit të Raportit Global të Konkurrencës GCP (2011-2012), Shqipëria renditet në vendin e 78-të, duke lënë pas dukshëm vendin fqinj, Greqinë në vendin e 90-të. GCP vlerëson konkretisht se angazhimi i qeverisë shqiptare në reforma fiskale ka luajtur një rol kyç në ringjalljen e tregjeve dhe konkurrencës ekonomike. Reformat kanë ulur ndjeshëm papunësinë si dhe kanë gjallëruar tregjet në vend, duke i dhënë kështu një hov të ndjeshëm zhvillimit ekonomik. Shqipëria lë pas dhe vende të tjera të rajonit si Maqedoninë, Mali i Zi, Serbi dhe Bosnje Hercegovinë. Raporti vëren se përmirësim të ndjeshëm të funksionimit të institucioneve financiare në vend. Ambienti makroekonomik është në nivele të kënaqshme, bashkë me efektivitetin e mallrave të tregut dhe efikasitetin e tregut të punës. Edhe në këto tregues ekonomikë, Shqipëria është mbi vendet e tjera të rajonit. Në gjetjet e Raportit Global të Konkurrencës për vitin 2011, Zvicra kryeson renditjen e përgjithshme. Singapori i merr Suedisë vendin e dytë. Vendet e Evropës Veriore dhe Perëndimore, dominojnë top 10 vendet. Suedia renditet e treta, Finlanda e katërta, Gjermania e gjashta, Holanda e shtata, Danimarka në vendin e tetë dhe Mbretëria e Bashkuar në vendin e dhjetë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë rënien për të tretin vit me radhë, duke u renditur në vendin e 5-të. Gjermania vazhdon të mbajë një pozitë të konsoliduar brenda Eurozonës, edhe pse ka humbur një vend, krahasuar me një vit më parë. Holanda, e cila renditet e 7-a, përmirëson një pozicion në renditje. Franca humbet tre vende, duke u renditur e 18-a. Ndërsa Greqia, është vendi i Eurozonës që ka humbur më shumë vende, duke përfunduar në vendin e 90-të. Japonia renditet e dyta nga ekonomitë aziatike dhe e nënta në ato globale, duke rënë tre vende nga viti i kaluar. Nga ekonomitë e tjera vlen të theksohet renditja e ekonomisë Ruse në vendin e 66, India në vendin e 56 dhe Brazili në vendin e 53. Superfuqia aziatike, Kina, renditet në vendin e 26. Raporti i Konkurrencës Globale (GCP 2011-2012), vëren se hartuesit e politikave ekonomike po përpiqen për të gjetur mënyra, për të menaxhuar në mënyrë efikase sfidat e tanishme ekonomike, për t’i përgatitur ekonomitë e tyre, drejt një peizazhi gjithnjë e më kompleks që paraqet aktualisht ekonomia botërore. Raporti ofron një mjet të veçantë për adresimin e disa prej çështjeve të rëndësishme ekonomike, në mënyrë që konkurrueshmëria dhe volumi i tregjeve në zhvillim të jetë gjithnjë e më efikas në të ardhmen. Qendra e Forumit Ekonomik Botëror për konkurrencën globale dhe Performancën nëpërmjet Raportit Global të tij për konkurrencë dhe një seri raportesh, ka për qëllim të pasqyrojë mjedisin operativ të biznesit dhe konkurrencën e mbi 130 ekonomive botërore. Raporti identifikon përparësitë, si dhe pengesat në rritjen kombëtare ekonomike, duke ofruar një mjet të veçantë krahasimi për sektorët publikë dhe privatë.


Indeksi i Konkurrencës Globale- Shqipëria                              Renditja


Institucionet ................................................. ........................ 57


Infrastruktura ................................................. .......................   72


Ambienti makroekonomik ...........................................            86


Shëndetësia dhe arsimi fillor ...........................................        65


Efikasiteti ekonomik (50.0 %)............................................       82


Efektiviteti i mallrave të tregut ...............................................   43


Efikasitetin e tregut të punës ............................................... ....... 49


Zhvillimi i tregut financiar ........................................ ...... 107


Madhësia e tregut ................................................ 101  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›