E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllazërimi, alfa e integrimit të viktimave të diktaturës

08-09-2011 / Nga Luan Myftiu

Të përndjekurit mbijetuan me dinjitet në diktaturë edhe në saje të solidaritetit me njëri-tjetrin. Ata kanë ushqyer dhe ushqejnë ndaj njëri-tjetrit një lloj dhembshurie të veçantë. Ndërsa vuajtja e përbashkët i bashkon ata edhe më fort, demokracía kujdeset, jo vetëm për integrimin, por dhe për lartësimin e personalitetit të tyre. Ndaj dashuría e thellë njerëzore, që buron nga kalvari i përbashkët, shprehet sot, jo vetëm në mbrojtje të demokracísë, por dhe në tolerancën e tyre fisnike. Asnjë gjest arrogant, asnjë përbuzje, a urrejtje e hapur, asnjë hije hakmarrjeje nuk është shfaqur prej tyre në këto vite tranzicioni. Martirët e diktaturës presin të veprojë drejtësía, e cila një ditë do t’i zbulojë të gjitha krimet e diktaturës dhe autorët e tyre. Dhe të përndjekurit i kërkojnë demokratikisht të drejtat e tyre, sepse janë të bashkuar moralisht e shpirtërisht me njëri-tjetrin. Sidomos martirët, që guxuan ta pështynin në fytyrë diktaturën, madjé, në apogjeun e “lavdisë” së saj. Kurse, ai që nuk mundi ta ruante sa duhej dinjitetin, ndihet kokulur para shtresave të martirizuara prej diktaturës. Se, fatkeqësisht, ka pasur dhe ndonjë të “rrëzuar”, madje, dhe ndonjë të zellshëm për t’u shërbyer vrasësve të tyre. Se diktatura synoi të poshtëronte të gjithë kundërshtarët me reputacion e trima, nga të cilët ndiente më shumë rrezik. Përgjithësisht, ajo lakmoi dinjitetin e kundërshtarëve me personalitet. Nuk merrej diktatura me ata, që nuk i vlenin as vetes. Nuk synonte ajo poshtërímin e atyre, që nuk gëzonin simpatí në popull. Përkundrazi ! Pasi zhduku ajkën e kombit, krejt fisnikërínë, të pasurit, aristokracinë e mendimit, gjithë figurat që populli i adhuronte, diktatura bëri çmos të poshtëronte ç’ishin njerëz të ndershëm, duke u montuar këtyre akuza false, poshtëruese, me qëllim që këta të mos kishin më ndikim mbi “masat”. Ndryshe, diktatura nuk do të arrinte t’i verbonte njerëzit me ideologjinë e saj kriminale, me propagandën e saj idiote, me gënjeshtrat për ndërtimin e një “parajse”, ku do të hahej me lugë floríri. Kurse taní që dhëmbët e “kuçedrës” komuniste janë thyer, po thërmohen dhe ëndrrat e xhelatëve për degradímin e popullit. Satrapët komunistë po jetojnë sot agoninë e “lavdisë” së dikurshme, duke u përpjekur si urithë ferrash të “justifikojnë” krimet që kryen. Tragjedia e tyre është se askush nuk i beson më. Dielli i demokracísë po nxjerr në dritë gjithë ligësítë e tyre. Koha u kërkon pendesë të sinqertë. Të tmerruar nga gjëmat që kryen, “urithët” e diktaturës pëshpëritin skutave fjalë të helmatisura kundër viktimave. Se, vetëm kur këto viktima të paraqiten si qënie pa personalitet, ish-agjentët e sigurimit të shtetit do të ngrenë kokat të mbrojnë kauzën e masakrës, që kryen në diktaturë. Por, meqë këta xhelatë sot shihen me përbuzje dhe hija e së kaluarës i ndjek pas, u afrohen si me dashamirësí viktimave të diktaturës, të cilat, në ndonjë rast edhe ndikohen nga miklimi i këtyre xhelatëve. Dhe u bëjnë qejfin vrasësve duke sharë ndonjë bashkëvuajtësin e tyre. Por ajo që është e pafalshme, shumë e dëmshme dhe cinike, ajo që u dhemb sot tepër ish-të përndjekurve të diktaturës, është akuza false, e ngritur nga ndonjë viktimë e paformuar, e cila, edhe padashur, “justifikon” kështu padrejtësitë e komunizmit. Ndoshta nuk e di qyqari që kështu bën punën e sigurímit të shtetit. Se, një naiv i tillë, i vuajtur dhe ai sa s’ka më, nuk e mendon se kujt i shërben duke poshtëruar, qoftë edhe një viktimë, që nuk mendon plotësisht si ai. Kjo sjellje e këtij qaramáni prish shumë punë. Se uniteti është thelbi, palca e gjithë arritjeve të viktimave në demokrací. Se fjala e keqe e një të përndjekuri kundër një bashkëvuajtësi tjetër zë shumë vend. Në radhë të parë, ajo shkakton dëme kolosale morale. Se, kur dëgjojnë të tilla akuza, xhelatët komunistë fërkojnë barkun. Nga akuzat e një të tillë të përndjekuri xhelatët komunistë ngazëllehen, sepse kështu “vërtetohen” shpifjet e tyre të djeshme. Se, duke përfolur ata që dhe u gjymtuan, apo që mbetën pa shkollë, pa shtëpí e katandí; duke i nxjerrë, pra, këta fakírë si të paaftë, zvogëlohet gjëma e diktaturës ndaj tyre, pasi kjo “kuçedër” paska hedhur tej njerëz të pazotë, parazitarë, të kalbur nga limontia e një jete boshe. Kështu zbutet, pra, padrejtësia që bëri diktatura me dhunën, intrigat, presionet e llahtarshme ndaj gjithë të pafajshmëve. Ndaj më e rëndë se tortura e kriminelëve komunistë, më mundonjëse se poshtërími i hetuesve dhe më fyese se shpifja e katilëve të kampeve dhe burgjeve të komunizmit është sot një fjalë e hidhur, e hedhur, qoftë dhe rastësisht nga ndonjë bashkëvuajtës ndaj një bashkëvuajtësi tjetër. Ky mjeran, i sakatuar edhe vetë shpirtërisht nga diktatura, në vend që të merret me xhelatët, të kërkojë pendesën e tyre, të denoncojë kanibalizmin e diktaturës dhe shpirtin prej qeni të helmuar të satrapëve komunistë, merret me ndonjë shokun e tij, me bashkëvuajtësin e tij. Merret, pra, me viktimën tjetër, që, natyrisht, në një kalvar 50 vjeçar, mund të ketë mbetur mbrapa, të mos jetë bërë doemos heró, një shenjtor, apo një antikomunist dragua. Ndaj lypset që askush  të mos mburret pse mundi të qëndronte më lart se të tjerët, pse vuajti pak më shumë se shokët, pse diti t’u shpëtonte heroikisht kurtheve të diktaturës. Se, përjashto heronjtë, njerëzit e zakonshëm shpëtuan ç’mund të shpëtohej. Dhe nuk shpëtuan pak, po të mendohet se me sa egërsí, me ç’intriga e poshtërsí, me ç’këmbëngulje tiraníke diktatura kërkoi depersonalizimin e gjithë shqiptarëve. Të akuzosh sot për ndonjë të metë a dobësí të përndjekurin, kur xhelatët, jo vetëm nuk janë penduar, por të pasuruar me pronat e viktimave, po tentojnë të bëjnë prapë ligjin, është njëlloj si të duash të tallesh me veten! Këtë e dënon edhe demokracía, që po kujdeset për mirëqenien dhe dinjitetin e tyre.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›