E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi, sekretari grek mbërrin në Tiranë për bisedime. Ministria e Jashtme mohon

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Yannis-Alexis Zepos, ka ardhur për një vizitë në Tiranë gjatë ditës së sotme.

Ai ka ardhur me kërkesën e vet dhe ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Mësohet se sekretari grek ka ardhur të diskutojë posaçërisht mbi nisjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri.

Takimi me Haxhinaston është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa Ministria e Jashtme e ka mohuar këtë fakt, duke deklaruar se qëllimi i vizitës së Zepos ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE.

Greqia do të vijojë të jetë nga mbështetësit kryesorë në përpjekjet që bën Shqipëria për integrimin evropian. Në këtë takim, ministri Haxhinasto ka theksuar nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe deklaroi se marrëdhëniet me Greqinë janë substanciale, dhe se perceptimi publik për to, duhet të reflektojë këtë substance, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Në kabllogramet e Wikilieaks, thuhej se Greqia ka bërë presion pikërisht me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE, në rast se nuk bëhet regjistrimi i popullsisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›