E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca ndryshojne procedurat per hetimin dhe perqendrimet

Per te hapur nje hetim paraprak sekretarit te Autoritetit te Konkurrences tashme do ti duhet qe te informoje menjehere Komisionin dhe me pas nese kerkesa miratohet procedurat mund te vijojne. Autoriteti i Konkurrences ne kuader te mirefunksionimit te tij institucional ka miratuar nje sere ndryshimesh ne rregulloret e tij. Ndryshimi per procedurat qe ndiqen per fillimin e nje hetimi jane ndryshuar me nje vendim te muajit dhjetor ku percaktohen edhe detyrimet e Sekretariatit. Sekretariati pas marrjes se nje ankese nga nje pale e interesuar ose kur vete kryesisht dyshon se ne treg ka kufizime shtremberime apo pengime te konkurrences informon menjehere Komisionin duke i kerkuar miratimin per fillimin e hetimit paraprak. Sekretariati eshte i detyruar te filloje menjehere hetimin paraprak kur Komisioni vendos per hapjen e tij thuhet ne piken e ndryshuar te rregullores se funksionimit te Autoritetit te Konkurrences. Nderkaq nje tjeter rregullore qe eshte ndryshuar eshte ajo per zbatimin e procedurave te perqendrimit te ndermarrjeve. Ne kete rregullore jane ndryshuar nje sere nenesh te cilat lidhen me rastet kur zbatohet kjo rregullore. Keshtu per rastet kur behen njoftime per perqendrime Autoriteti ka percaktuar ne rregullore detyrimet e paleve lidhur me njoftimin. Ne rastin e bashkimit apo perftimit te kontrollit njoftimi kryhet nga bleresi perftuesi i kontrollit. Ne rastin e krijimit te nje ndermarrje te perbashket ndermarrjet qe perfitojne kontrollin e ndermarrjes se perbashket dhe ne rastin e publikimit te ofertes publike nga ofertuesi thuhet ne rregulloren e ndryshuar te AK. Nje tjeter ndryshim eshte ai lidhur me rastet kur nga palet e interesuara per perqendrim nuk jepet informacion i plote. Keshtu sipas Autoritetit te Konkurrences ne rastet kur informacioni eshte i pasakte i paplote apo i rreme konsiderohet si informacion jo i plote dhe perben shkak per vendosje gjobe sipas ligjeve ne fuqi. Te gjitha ndryshimet ne fjale lidhur me rregulloret e autoritetit vijne ne kuder te rregullimit te funksionimit te brendshem te ketij institucioni i cili gjate vitit 2010 kreu nje sere hetimesh te rendesishme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›