E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Gjermania Arsim Lita

/ /

Sipas vendimit te gjykates Lita eshte denuar per vrasjen e Ilirian Zhupanit i vili u qellua 18 here me arme ne makinen e tij me 7 nentor 2001. Policia deklaroi atehere se atentati kishte per shenjester Ilir Boroven. Policia deklaroi atehere se Arsim Lita ishte paguar per te hequr qafe vellane e Ervin dhe Ergys Boroves te dyshuar si pjesetare te grupit te Djemve te Rruges Kavajes. Megjithese fillimisht vepronin te gjithe bashke ne vitin 1999 Djemte e Rruges se Kavajes u ndane ne dy grupe te cilat me pas rivalizuan njera-tjetren.
ATENTATI NDAJ
Ilir BOROVES
Me 7 nentor 2001 rreth ores 1100 tek Bulevardi Bajram Curri ne vendin e quajtur Ura e Ali Demit ne Tirane mjeti tip Benz 220 ngjyre mente me targa TR 9862 E ne te cilin udhetonin drejtuesi i makines Ilirian Zhupani Ilir Borova ne sedijen e  pare dhe Ardjan Yzeiri mbrapa fillimisht eshte parakaluar nga mjeti tip Benz 250 ngjyre vishnje me targa ACKV 126 i cili me pas i ka prere rrugen. Nga mjeti me targa te huaja ka dale Arsim Lita me nje person tjeter te paidentifikuar dhe kane qelluar me pistoleta ne drejtim te mjetit ngjyre mente. Per pasoje ka gjetur vdekjen Ilirian Zhupani dhe eshte plagosur Ilir Borova. Autoret e ngjarjes jane larguar me mjetin e tyre ne drejtim te rruges Ali Demi. Ne vendin e ngjarjes u gjeten gezhoja armesh te ndryshme.
VRASJET ZINXHIR
Me 27 mars te vitit 1999 prane ish-Bllokut u ekzekutua Ervin Borova. Anetaret e tjere te grupit mbeshtetes te Boroves kunderpergjigjen me 22 qershor 1999 ne periferi te Tiranes prane vendit te quajtur Fusha e druve u ekzekutuan me antitank Denis Gina dhe Medion Shehu te cilet ne momentin e atentatit udhetonin me makine te blinduar. Autoret identifikohen nga policia si Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati te cilet arrestohen pak minuta me vone. Me 9 mars te vitit 2000 ne Burgun 313 ekzekutohet me snajper nga pallati perballe godines se burgut Ilir Bardhi atentatori i Gines. Sipas policise autoret ishin Roland Kosturi dhe Alban Dani. Kosturi arrestohet ndersa Dani arrin ti shpetoje prangave. Me 14 mars 2000 vetem 5 dite pas vrasjes se Bardhit Alban Dani vritet pas nje konflikti te rastesishem ne Durres.

ejku u kap me makinen e Lites

Pas atentatit ndaj Ilir Boroves policia ndaloi ne Bulevardin Nene Tereza Avzi ejkun i cili ne ate moment po drejtonte makinen Benz me ngjyre vishnje ku ndodhej Arsim Lita diten e krimit. Jam xhenerik dhe kam nje varreze makinash ne pronesi ne rrugen e Domjes. Tek varreza kam takuar Arsim Liten te cilin e njoh si bashkefshatar. Ai me kerkoi qe te shkoja me te ne Tirane qe ta ndihmoja se i ishte prishur makina per te cilen ai me shpjegoi se ishte Benz 250 ngjyre vishnje me targa te huaja. Ai me tha se per riparimin dhe rimorkimin e makines do me jepte 15 mije leke te reja pasi ai insistoi une pranova. Me tha qe ta ngisja une makinen qe ta shikoja cfare defekti kishte. Jemi futur tek rruga e tregut elektroshtepiak jemi futur tek Qyteti Studenti kemi dale tek rruga e Elbasanit nga ku jemi futur ne drejtim te Ambasades Amerikane. Qe andej tek rrugica qe te nxjerr tek sheshi Nene Tereza aty me ka dale nje makine policie perpara dhe me ka shoqeruar ne polici ka deklaruar ejku ne gjykate duke u shpallur i pafajshem.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›