E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisme kunder regjistrimit 75 shoqata nisin peticionin


TIRAN - Dhjetera organizata joqeveritare nisin nenshkrimin e peticionit kunder regjistrimit te popullsise mbi bazen etnike dhe fetare. Me iniciativen e Shoqates per Kulture Demokratike Fan Noli eshte bere dje prezantimi i nises qe do te mbeshtet edhe nga 75 organizata te tjera shqiptare. Ne kete takim ishin te pranishem edhe nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu politikani Sabri Godo aktori Mirush Kabashi dhe perfaqesues te tjere te shoqerise civile. Ne fjalen e tyre te gjithe pjesemarresit kundershtuan regjistrimin e popullsise sipas formularit te vendosur nga Ministria e Teknologjise dhe Inovacionit.


Ndonese ky proces qe duhej te niste ne te gjithe Shqiperise eshte shtyre kjo nuk ka sjelle zmbrapsjen e shoqerise civile e cila ka vendosur ti shkoje deri ne fund kundershtimit te ligjit aktual per regjistrimin e popullsise.
Ne fjalen hapese te takimit nenkryetari i shoqates per Kulture Demokratike Fan Noli Nuri Dragoi vleresoi si te rendesishme terheqjen e mendimit qytetar me ane te nje peticioni te gjere. Pas mbledhjes se 20 mije firma ne te gjithe Shqiperise i gjithe dokumentacioni do ti dorezohet kreret te larte te shtetit Gjykates Kushtetuese dhe selive diplomatike te atashuar ne vendin tone. Nepermjet ketij peticioni do te kerkojme anulimin e ligjit te gjendjes civile qe favorizon nderrimin e kombesise nga shqiptare ne te huaj kryesisht ate grek si dhe mos aplikimin e formularit per regjistrimin e popullsise ku kerkohet deklarimi i etnise dhe i fese sqaroi Dragoi.


Sipas tij ne asnje nen te Konventes kuader nuk parashikohet qe nje individ te kete te drejten te zgjedhe arbitrarisht dhe ne menyre subjektive kombesine.
Perse duam ta bejme nje gje te tille Sepse kjo praktike regjistrimi eshte e gabuar. Ne asnje nen te Konventes Kuader nuk parashikohet qe nje individ te kete te drejten te zgjedhe arbitrarisht dhe ne menyre subjektive kombesine. Ky regjistrim kerkohet te kryhet nen presion te jashtezakonshem politik nga jashte dhe nga brenda sqaroi nenkryetari i shoqates per Kulture Demokratike Fan Noli. Sipas tij ky ligj synon qe shtepise se shqiptareve ti levizi nga vendi tjegullat e catise ti thyej dhe ndonje xham dritareje dhe kur te filloje e te fryje stuhia ne nje dimer te mundshem te behet i veshtire nderrimi brenda saj.


Nga ana tjeter ai solli ne vemendje se deklarimi i kombesise nuk behet askund gjetke as ne SHBA vendi me demokratik ne bote per pasoje ska pse te behet dhe ne Shqiperi. Per te vleresimi vetem i kriterit subjektiv do te behej shkak per nje manipulim te rrezikshem te minoriteteve ne Shqiperi.
Numri dy i shoqates Fan Noli theksoi se Shteti shqiptar eshte i ndare nga feja dhe nuk ka pse te detyroje qytetarin e vet te deklaroj besimin pasi nje qytetar qe sot eshte i besimit mysliman neser mund te perqafoj besimin e krishtere. Nje qe sot eshte ateist neser mund te kthehet nje besimtar klasik. Besimi eshte nje ceshtje qe lidhet me boten shpirterore te secilit dhe nuk ka perse te nxirret ne pazar. Sa per statistika jane evidencat e gjendjes civile - arsyetoi Dragoi nismen per peticion ndaj ligjit per regjsitirmin e popullsise.


Nuri Dragoi
Te anulohet regjistrimi mbi bazen etnike dhe fetare sepse rrit ne menyre artificiale numrin e minoritareve. Nuk duhet harruar qe minoritaret ne Shqiperi ne cdo kohe por vecanerisht tani jane trajtuar shume me mire se shqiptaret ndersa shteti grek nuk e ka njohur asnjehere minoritetin shqiptar qe ka qene ne nje numer te konsiderueshem mbetur brenda territorit grek me vendimet e padrejta te Konferences se Ambasadoreve te Londres me 1913. Shqiperia i ka nenshkruar te gjitha konventat qe kane te bejne me minoritetet ndersa Greqia nuk e ka firmosur ende Konventen Kuader per Minoritetet Kombetare te vitit 1998.


Kreshnik Spahiu
Brukseli nuk kerkon ne asnje rast regjistrim etnik dhe fetar mbi bazat e vetedeklarimit. shte kerkese qe Shqiperia te realizoje regjistrimin e popullsise por ne asnje rast qe ky regjistrim te behet mbi baza artificiale etnike dhe fetare te cilat rrisin tensionin etnik dhe fetar ne vend. Nese pretendojme te jemi pjese e BE-se nuk mund te realizojme nje regjistrim mbi baza etnike dhe fetare. Askush nuk ja ka dale te nxjerre nje ligj te vetem nga 200 e me shume vende te botes qe ti lejoje gjykates qe te ndryshoje kombesine. Nuk ka asnje gjykate ne bote qe te lejoje ndryshimin e kombesise.


Sabri Godo
Greqia ka gjetur fushen me te lire te veprimtarise se saj me shkollat greke me nje konsull qe ben propagande haptazi dhe po ashtu kane gjetur disa njerez ne gjendje te veshtire per te jetuar qe marrin nga nje pension 15 mije leke dhe qe u thone u japim 300 euro per person vetem nenshkruaj se ti je i kombesise greke. Kete loje e kane bere prej kohesh. E kane gjetur se ku e kane klientelen e tyre dhe tani synojne qe ta shtrijne kete ne zonen Korce-Gjirokaster dhe te vijne deri afer Vlores ne Himare. Kete peticion tia bejme te ditur dhe Baroneshes Ashton ne Bruksel duke i thene se ky eshte vullneti i qytetareve shqiptare.


Mirush Kabashi
Problemi i kombesise eshte problem teresisht i yni. shte thellesisht i yni ai degradim ai deformim qe kemi thene dhe kemi shprehur deri sot qe qarqe te caktuara greke i bejne nevojtareve tane shqiptare qe shkuan te fitojne buken e gojes - ashtu si dikur kane ardhur ata tek ne- dhe i detyruan te kthejne emrat. Emri seshte rastesi. shte perfaqesues jashtezakonisht i forte dhe identik i dinjitetit te njeriut. shte edhe problemi yne kur ne varret e ushtareve futen eshtrat e grave apo femijeve. Kjo eshte nje blasfemi e jashtezakonshme kur behet per me teper edhe nga perfaqesues fetare. Kjo ceshtje i ka rrenjet thelle ne kohe.

Spahiu Regjistrimi i popullsise sipas standardeve te BE-se

TIRAN - Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu deklaroi dje se regjistrimi i popullsise shqiptare duhet te filloje sa me pare por brenda parametrave kushtetues dhe standardeve te Bashkimit Europian. Gjate fjales se mbajtur ne takimin e organizuar nga shoqata Fan Noli numri dy i KLD-se theksoi se ta qe mendojne se ne kemi konsideruar fitore shtyrjen e popullsise jane shume te gabuar pasi kjo nuk eshte as fitore apo humbje. Kjo sepse sipas tij regjistrimi eshte nje nevoje per Shqiperine. Sipas Kreshnik Spahiut nese pretendojme te jemi pjese e BE-se nuk mund te realizojme nje regjistrim mbi baza etnike dhe fetare. Ai theksoi se askush nuk ja ka dale te nxjerre nje ligj te vetem nga 200 e me shume vende te botes qe ti lejoje gjykates qe te ndryshoje kombesine dhe nuk ka asnje gjykate ne bote qe te lejojne ndryshimin e kombesise. Nese heqim elementin kryesor qe eshte kombi ne nuk bejme gje tjeter vecse kemi dobesuar shtyllat kryesore mbi te cilat ngrihet shteti. Ftoj te gjitha organizatat qe zgjidhjen ta gjejne nepermjet rrugeve kushtetuese ne vend. Nje regjistrim mbi baza etnike dhe fetare qe nuk u pergjigjet rekomandimeve te Brukselit nuk duhet te lejoje te krijoje mungese te stabilitetit politik shteteror institucional dhe ekonomik ne vend - perfundoi Spahiu.

Godo Greqia nderhyn ne punet e Shqiperise te ndalet

TIRAN - Historiani Sabri Godo i cilesoi dje deklaratat e ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise si nje nderhyrje ne punet e brendshme te Shqiperise. I njohur per qendrimin e tij kunder regjistrimit mbi bazen etnike dhe fetare politikani Godo kerkoi nga shteti shqiptar qe te nderhyre per te ndaluar deklarimet e shtetit helen per ceshtje te brendshme. Deklaratat e fundit te Ministrise se Jashtme greke per regjistrimin e popullsise ne Shqiperi jane nje nderhyrje e hapur ne punet e brendshme te nje vendi fqinj. Kush i ka ftuar keta Ministrise se Jashtme greke te vijne te na ndihmojne ne per te qeverisur vendin te na thone kur duhet dhe si duhet ti bejme regjistrimet. Kjo eshte nje nderhyrje e hapur ne punet e brendshme te nje vendi fqinj e cila duhet ndalur deklaroi Godo. Gjate fjales se mbajtur ne takimin e organizuar nga shoqata Fan Noli ai theksoi se deklaratat e konsullit grek ne Korce nuk jane personale deri sa ato perkrahen ne menyre indirekte nga vete Qeveria greke. Tani ata shikojne qe ka nje terren te pershtatshem te bejne nje regjistrim ne favor te tyre. A kemi ne mundesi ta nxjerrim ne krye per ta ndalur kete gje te keqe Duhet ta ndalojme kete pune dhe kete te keqe se terreni eshte pergatitur prej 20 vjetesh. Ne nuk mund te lejojme te shpallet Korca nje vend ku kane epersi greket. Korca eshte e gjithe patrioteve te ndritur te Rilindjes e ortodokseve korcare qe kane dhene jeten per pavaresine e Shqiperise. Aty nuk ka folur njeri greqisht - nenvizoi historiani i njohur. Ai sugjeroi qe te behet nje peticion qe te mos kete ane te dobeta ne menyre qe te mos hidhet poshte.

Kabashi Regjistrimi i popullsise degradim dhe deformim

TIRAN - Artisti i Popullit Mirush Kabashi vleresoi dje se problemi i kombesise eshte teresisht i yni. shte thellesisht i yni ai degradim ai deformim qe kemi thene dhe kemi shprehur deri sot qe qarqe te caktuara greke i bejne nevojtareve tane shqiptare qe shkuan te fitojne buken e gojes - ashtu si dikur kane ardhur ata tek ne - dhe i detyruan te kthejne emrat shprehu qendrimin e tij artisti i njohur gjate fjales se mbajtur ne takimin e organizuar nga shoqata Fan Noli. Sipas tij emri nuk eshte rastesi dhe eshte perfaqesues jashtezakonisht i forte dhe identik i dinjitetit te njeriut. Per te eshte edhe problemi yne kur ne varret e ushtareve futen eshtrat e grave apo femijeve dhe kjo eshte nje blasfemi e jashtezakonshme kur behet per me teper edhe nga perfaqesues fetare. Artisti i Popullit shprehu mendimin se ceshtja e regjistrimit te popullsise mbi bazen etnise dhe fese duket se i ka rrenjet thelle ne kohe dhe eshte pergatitur prej disa vitesh nga qarqe te caktuara ekstremiste. Dua te besoj qe kjo ceshtje i perket personave te caktuara por na takon dhe kam bindje te plote qe shoqatat intelektualet nepunesit por ne menyre te vecante studentet te mos e lejojne kete deformim. Ketu flitet per problemin e kombit dhe ketu nuk jemi vetem ne qe mbartim gjykimet tona por mbartim edhe amanetet e rilindesve tane te cilet e kane pare problemin e kombit me nje gjatesi te pashoqe shprehu shqetesimin Mirush Kabashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›