E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrocentrali i Kosoves, Prifti: Nuk kemi dhene ok-ejin

Një ditë pasi qeveria e Kosovës deklaroi se do te vijojë projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit, në kufi më Kukësin, ministri Dritan Prifti deklaroi se qeveria shqiptare nuk ka dhene ende OK-ejin per kete projekt.

“Qeveria shqiptare ka ngritur një grup nderministror. Javen tjeter do kete takim dypalesh mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk do të shihen interesat e ngushta te qeverise kosovare as te asaj shqiptare por do te shihet perfitimi i perbashket nga ky investim dhe ekspertet do te kene fjalen e tyre per te minimizuar efektet negative”, tha Prifti.

Nje dite me pare qeveria e Kosoves beri te ditur se deri tani ka marre 2 oferta serioze per realizimin e ketij projekti. Afati i pranimit te ofertave ka perfunduar ne date 25 gusht.

Inisiativa kundershtohet ne Shqiperi nga specialistet pasi do te demtonte eko-sistemin dhe do te nxirrte te pavlefshem 11 HEC-e te vegjel ne kete zone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›