E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu shqiptar i ndërtimeve, joshës për britanikët

Gjatë forumit të investimeve britanike në
Evropë, zhvilluar dje në qytetin e Notinghamit,
një kompani avokatore britanike
përmes një punonjëseje të saj shqiptare, ka
prezantuar potencialet që ofron vendlindja e saj në
blerjen e shtëpive.
Zonjusha Diana Syziu, avokate pranë kompanisë
"Fraser Brown Solicitors" ku punon që prej dy vjetësh
në departamentin e të drejtës tregtare dhe korporatash,
ka paraqitur një studim të sajin, të ndarë në dy
pjesë. Në pjesën e parë ajo ka folur për mundësitë e
shumta të investimit në zonën e bregdetit shqiptar ku
ka një bum ndërtimesh. Ndërsa në pjesën e dytë ajo
është ndalur në sistemin ligjor me të metat përfshi
avantazhet e tij për investitorët
britanikë në këtë
fushë. Gjatë një interviste
për "Shqip", ajo flet për
qëllimin përfshi rëndësinë e
këtij forumi, duke shpjeguar
me detaje përse tregu shqiptar
i ndërtimeve dhe ai
turistik janë joshës për britanikët.
Cili ishte qëllimi i
këtij forumi?
Ky forum u zhvillua me
qëllim promovimin e departamentit
të tregtisë me
Evropën dhe veçanërisht
vendet e reja që kanë hyrë
në tregun e turizmit po të shitjes së shtëpive siç është
edhe Shqipëria. Tregu i shitblerjeve të shtëpive për
turizëm dhe investimet tregtare në nivel kompanish,
ka ngjallur interes te një numër i konsiderueshëm investitorësh
të nivelit të lartë, të cilët synojnë të zgjerojnë
tregun e tyre imobiliar të paeksploruar apo tejet të
shfrytëzuar nga investitorë të vegjël pa ekspertize në
këtë fushë. Ky forum trajtoi temat e investimit
ekonomik nga pikëpamja ligjore dhe struktura
ekonomike në lidhje me kreditë huamarrëse dhe investimet
afatgjata. Tema që unë diskutova ishte se
çfarë ofron tregu aktual shqiptar përfshi legjislacionin
që Shqipëria ka në fushën e pronave të paluajtshme.
Shqipëria është në listën e vendeve të lakmueshme
për investime nga britanikët. Bazuar në një studim
timin paraprak që kam zhvilluar për këtë forum më
rezulton se në pesë vitet e ardhshme Shqipëria do të
jetë vendi i parë në Ballkan që do të tërheqë investitorë
britanikë në fushën e turizmit dhe sidomos në blerjen e
shtëpive për pushim përgjatë bregdetit..
Ku e mbështetni tezën tuaj se në 5 vitet e
ardhshme Shqipëria do të jetë një vend i lakmueshëm
nga britanikët për të investuar atje?
Shqipëria është cilësuar si guri i fshehtë i investitorëve
të huaj, sidomos atyre britanikë, për arsye të
ndryshme, ndër të cilat dominon kultura shqiptare që
kombinon lindjen dhe perëndimin e Evropës dhe Ballkanit
kryesisht. Nga lidhjet me një agjenci imobiliare
në nivel kombëtar në Britaninë e Madhe, më rezulton
se ka një interes në rritje për
të çuar klientët e tyre në Shqipëri
fillimisht për të studiuar
tregun dhe më pas blerjen
e pronave të ndryshme
kryesisht shtëpi apo tokë
për të ndërtuar.
Këto agjenci bëjnë studim
e tregut dhe nxjerrin
parashikime financiare dhe
ekonomike në nivel investimi
dhe cilat tregje do të jenë
joshëse për investitorët anglezë
dhe investitorët e huaj
që operojnë në tregun evropian.
Me zgjerimin e Bashkimit
Evropian, tregu lindor
është ende një treg i virgjër dhe i drejtuar nga investitorë
të vegjël, të cilët operojnë si persona fizikë dhe jo
kompani të fuqishme, të cilat kanë kapacitet investimi
dhe vjelin të ardhura të konsiderueshme nga kjo
industri. Shqipëria është dhe do të jetë një treg i lakmuar
nga shumë investitorë të huaj, sepse dy bukuri
natyrore bashkohen në një pushim turistik dhe i përshtatet
një grupi personash me shije të ndryshme të
kombinuara brenda një pakete turistike: pushime
malore në klimë të butë gjatë verës dhe të fortë gjatë
dimrit dhe pushime detare për ata pushues që janë të
pasionuar pas plazhit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›