Medvedev vs Putin! Kush bën shefin në Moskë?
Ishte data 2 mars dhe Kaliningradi, qyteti më perëndimor i Rusisë, sapo kishte mbyllur votimet presidenciale me një fitore të dukshme të Dimitri Medvedevit, kandidatit të zgjedhur nga vetë Vladimir Putin. Në përfundim të asaj dite të gjatë, gjatë një koncerti madhështor të organizuar në Sheshin e Kuq, dy burrat e shtetit u shfaqën së bashku në një tribunë të ngritur posaçërisht për rastin e shënuar. Gjithçka transmetohej drejtpërdrejtë nga kanali rus "Ntv", pronë e "Gazpromit" (kolosi gjigant rus i gazit). Gjithçka dukej si një skenë e shkëputur nga filmi "Misioni i pamundur". Putin e Medvedev, me xhaketa lëkure, qëndrojnë si heronj në mesin e sheshit, ndërsa ritmi i muzikës rok ka pushtuar gjithë sheshin. Regjisori i koncertit, për ta bërë madhështinë e plotë, kishte hequr nga sfondi i dy politikanëve çdo person apo send që do të mund t‘u bënte konkurrencë në gjatësi: Medvedev është 1.63 m, ndërsa vetë Putin nuk i kalon 1.70. Më pas, ndërsa muzika nisi të bjerë, Medvedev mori mikrofonin në dorë dhe nisi t‘u flasë të pranishmëve në lidhje me nevojën e "përmirësimit të cilësisë së jetesës në Rusi", "forcimit të stabilitetit" dhe "forcimit të imazhit të Rusisë". Më pas, Medvedev ia kaloi mikrofonin "bamirësit" të tij Putin, që i qëndronte në krah. Edhe ai duhet të thoshte fjalën e tij. Ky episod dorëzimi mund të përsëritet mes dy figurave politike, tashmë njëri President dhe tjetri Kryeministër i Rusisë, në të tashmen dhe të ardhmen e në mënyra të ndryshme. Nëse zgjedhjet presidenciale shkuan aq paqësisht dhe brenda parashikimeve në Rusi, kjo mund të shpjegohet me faktin se rusët nuk zgjodhën Medvedevin, një njeri për të cilin dinin shumë pak, por rizgjodhi Vladimir Putinin. Është pak a shumë e njëjta zgjedhje si ajo e murgjve tibetianë, kur zgjedhin vazhdimisht të njëjtin, Dalai Lama, pavarësisht se bëhet fjalë për persona të ndryshëm. Kësisoj, edhe pse në fakt zgjedhja e Medvedevit duhet të përfaqësonte formalisht fundin e regjimit të Putinit, në fakt shënon një triumf tjetër të tij.
Rikthimi i Partisë
Suksesi i Putinit ka të bëjë me krijimin gjatë tetë viteve që qëndroi si President i Rusisë, atë që ideologu më i rëndësishëm i Kremlinit, Vladislav Surkov, e përcakton me fjalët "demokracia sovrane", që në disa ambiente liberale ruse është shndërruar me shaka në termin "demokracia souvenir". Në këtë lloj sistemi, një bërthamë shumë e ngushtë njerëzish, rreth 50, të gjithë njerëz të besuar të Vladimir Putinit, të shpërndarë në pikat kyçe të shtetit dhe ekonomisë, kontrollojnë politikën, ndërsa institucionet demokratike të tipit perëndimor kanë vetëm një funksion dekorativ. Makina ruse e pushtetit përfshin strukturën e Partisë Rusia e Bashkuar, guvernatorët rajonalë, të cilët që nga viti 2004 emërohen nga vetë Presidenti, një Parlament me dy Dhoma, që nuk ka asgjë në dorë. Në bazë të ligjit elektoral të aprovuar pikërisht para votës së përgjithshme, dhjetorin e kaluar, zgjedhësit tashmë votojnë për partitë, e jo për kandidatë të veçantë. Nuk është rastësi që në listën e partive politike ruse ndodhet në krye Partia Rusia e Bashkuar e Vladimir Putinit. Kësisoj, rusët, në fakt, nuk kanë votuar për zgjedhjen e parlamentarëve, por për të aprovuar të ashtuquajturin "Plani Putin". Rezultati i votimeve ishte një mal me vota në favor të partisë së Presidentit të atëhershëm. Në mungesë të një aktiviteti real legjislativ, deputetët e Rusisë së Bashkuar janë shpesh biznesmenë, që kanë objektiva personalë e praktikë për të realizuar në pozicionin në të cilin ndodhen. Ata luftojnë në Parlament për uljen e taksave të mallrave apo shërbimeve të caktuara, apo masave të tjera ekonomike që u shkojnë për shtat bizneseve të tyre. Për arritjen e këtyre qëllimeve personale dhe vetëm për to, ata janë të gatshëm edhe të kacafyten me njëri-tjetrin në Parlament. Pjesa tjetër e deputetëve përbëhet nga VIP-a të ndryshëm, që janë betuar për besnikëri ndaj partisë. Një shembull i gjallë i kësaj kategorie janë edhe Svetllana Chorkina dhe Alina Kabaeva, ish-gjimnaste në moshë shumë të re, të cilat sot janë deputete të Dumës (Parlamenti rus). Në periudhën e fundit të fushatës zgjedhore nisi edhe pazari i vendeve në Parlament. Shumë prej tyre u shitën për çmime jashtëzakonisht të larta e favore nga më të ndryshmet. Por, gjithçka mund të rikuperohet financiarisht nga i zgjedhuri brenda një kohe shumë të shkurtër. Veç organizatave dhe organizmave tashmë të konsoliduara, partia e Kryeministrit ka krijuar edhe organizata të tjera në mbështetje të planeve të saj. Të tillë janë për shembull "Nashi", një lëvizje rinore, që bën bashkë të rinjtë e të rejat ruse e i ushqen me frymën pro-Putin. Po të flasësh me ndonjërin prej pjesëmarrësve të kësaj organizate, do ta kuptosh se deri në çfarë niveli janë të ideologjizuar ata. Pjesa më e madhe janë studentë nga zona të ndryshme të Rusisë, që studiojnë në Moskë dhe kanë nevojë për mbështetje, të cilën e gjejnë vetëm në gjirin e organizatës, e cila i promovon ata edhe politikisht. Komponenti i fundit i demokracisë ruse është ai që njëherë e një kohë mbante emrin sektori privat. Shtetëzimi i degëve më të pasura të industrisë ruse, atyre të sektorit të gazit dhe naftës ishte shpëtimi për burokracinë e vendit. Si funksionarët publikë, ashtu edhe kundërshtarët e Putinit, përsërisin sot e gjithë ditën frazën se Rusia qeveriset si një ndërmarrje. Në njëfarë mënyre, kjo është e vërtetë: ndërmarrja-Rusi mund të quhet ndryshe edhe "Gazprom", e qeverisur nga vetë Presidenti rus. Qeveria ka një lidhje shumë të ngushtë me ndërmarrjen gjigante, e cila është prodhuesja e të paktën 8% të prodhimit kombëtar bruto dhe që shërben prej kohësh si asi nën mëngë për politikanët brenda dhe jashtë vendit. Sipas fjalëve të vetë Medvedevit, brenda vitit 2017, ndërmarrja duhet të arrijë të ketë një vlerë tregu prej njëmijë miliardë dollarësh, duke u shndërruar kështu në ndërmarrjen më të madhe në botë. Këshilli i administratës së kësaj ndërmarrjeje është i mbushur me njerëzit e Putinit dhe Medvedevit. Madje ka nga ata që mendojnë se këta njerëz janë qeveritarët e vërtetë të Rusisë. Në fund të viteve ‘90, në Parlamentin rus qarkullonte një projekt për bashkimin e "Gazpromit" me shtetin rus. Në këtë dokument, që në fakt ishte një shaka, shkruhej: "Në rast se Kryeministri rus nuk do të mund t‘i kryejë më funksionet e tij, ai mund të zëvendësohet pa mëdyshje në qeverisje nga shefi i ‘Gazpromit‘". Në më pak se dhjetë vjet nga një shaka e tillë, gjërat duket se kanë vajtur pikërisht sipas atij propozimi satirik. Në një libër të dy gazetarëve rusë, që është publikuar së fundi, "Gazprom: arma e re e Rusisë", kolosi i gazit krahasohet me një parazit që jeton në kurrizin e Rusisë. Ai ka një sistem të vetin bankar, "Gazprombank", që nuk funksionon me rubla, por vetëm me monedhë të huaj, një kompani të vetën ajrore, si dhe forcat e saj të sigurisë. Veç kësaj, mbështetet edhe nga mjete të fuqishme informacioni: "Izvjestija", gazetë e përditshme dhe një rrjet televiziv "Ntv", që u ble falë ndërhyrjes së Kremlinit. Një ditë pas zgjedhjeve ruse, ky stacion televiziv transmetoi një reportazh shumë entuziast për fitoren e Medvedevit, i cili u pasua nga lajmi i ndërprerjes në masën 25% të gazit ndaj Ukrainës, masë që u mor pikërisht nga Presidenti i sapokurorëzuar. Bëhet fjalë për një qark të mbyllur, në të cilin ndodhen e komandojnë vetëm pak njerëz. Ata zakonisht mblidhen në një sallë, që quhet salla e pasqyrave dhe janë persona me pushtet publik e privat. Ky centralizim i pushtetit është shkaku i "neosovjetizmit", që sot ka prekur sektorë të ndryshëm të jetës publike të vendit. Kjo situatë, nëse do të vazhdojë kështu, mund të pjellë, pse jo, edhe një revolucion të ngjashëm me të ashtuquajturin "Revolucioni portokalli", që ndodhi në Ukrainë në vitin 2004. Megjithatë, në situatën aktuale me çmimet e naftës që kanë kapur yjet, rrogat në rritje dhe një shtresë të mesme gjithnjë e në zgjerim, korrupsioni dhe burokracia nuk bëjnë gjë tjetër veçse forcojnë indiferencën ndaj demokracisë. Fjala kyç e epokës së Brezhnjievit ishte "zastoj" (stanjacion). Ndryshe nga "perestrojka" e Gorbaçovit ajo nuk hyri në fjalorin ndërkombëtar, por shërben për të shpjeguar fare mirë Rusinë putiniane të viteve të fundit.
Presidenti i ri
I qetë dhe me një fytyrë që nuk shpreh asgjë, Presidenti i ri i vendit është edhe përfituesi kryesor i gjendjes së apatisë në të cilën ndodhet vendi. Ai nuk ka përvojë drejtuese në politikë (nuk ka pasur kurrë ndonjë post para se t‘i ofrohej pozicioni më i lartë qeverisës), por kjo nuk do të thotë që ai duhet të konsiderohet i parëndësishëm dhe peshë e lehtë. Së pari, është një avokat shumë i aftë, 42-vjeçar, një rus i gjeneratës së re, që është rritur duke studiuar jo marshimin triumfues të marksizmit, por instrumentet komplekse financiare. Problemi është se si për të, ashtu edhe për shumë bashkëkohës të tij, zotërimi i mekanizmave të tregut shërben mbi të gjitha për të mashtruar sistemin. Në fillim të viteve ‘90, kur Medvedev punonte në zyrën e kryebashkiakut të Shën Petërburgut, ai kishte shpikur një mënyrë thuajse ligjore për t‘i mundësuar administratës lokale hyrjen në biznese të rrezikshme, por duke qenë njëherazi edhe brenda kuadrit ligjor. Ishte një lëvizje e mirë, që u vu re nga shumë persona aty rrotull, të cilët më pas e rekomanduan në Moskë. Ajo mënyrë të vepruari e të gjykuari u përdor nga Medvedev edhe gjatë drejtimit të "Gazpromit", kryesisht në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai kryente operacione, në të cilat çmimi i gazit ndryshonte në varësi të raportit që kishin klientët me Kremlinin. Ka shumë mundësi që politika e Medvedevit do të jetë pasuese e asaj që Putin ka ndjekur deri më tani, ashtu sikurse politika e Putinit pasoi atë të Jelcinit, pra mund të jetë një kleptokraci gjithnjë e më dinamike, gjithnjë e më e centralizuar dhe e pranuar në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Por, Presidenti i ri ka diçka që e bën disi ekzotik në rrethin e personave besnikë të Putinit, me fjalë të tjera ai nuk bën pjesë në ish-punonjësit e KGB-së. Sjellja dhe pamja e Medvedevit janë shumë më ndryshe nga ato të ish-rivalit të tij presidencial, zëvendëskryeministrit Sergei Ivanov, ish-koleg i Putinit në KGB. Putini, të cilit i pëlqen që të jetë misterioz dhe i paparashikueshëm deri në momentin e fundit, dukej se preferonte Ivanovin për postin e Presidentit, por befas hyri në lojë Medvedevi, që i ngjiti me shumë shpejtësi shkallët e favoritit të Putinit dhe u bë pasardhësi i tij në postin e Presidentit të vendit. Por, për sa u përket sjelljeve të dy rivalëve, ato kanë qenë të ndryshme. Sa herë që Ivanov ndjente ngritjen e Medvedevit, ai shpërthente në inat, ndërsa ky i fundit të gjitha lajmet jo të mira i priste me një qetësi për t‘u admiruar, e madje me buzë në gaz. Dhe më në fund mori më të mirën. Medvedev ka dy pamje të ndryshme. Me bashkëpunëtorët e afërt është i rreptë, ndërsa në publik është i paqtë dhe i qetë. Megjithatë, në disa rrethe ekziston ideja se Medvedev është një person që mban shumë të fshehta brenda vetes, përfshi edhe të fshehta personale. Por le të kalojmë te Putin. Për sa i përket Kryeministrit të ri, ai nuk ka aspak ndërmend që të tërhiqet nga skena politike dhe nga vendmarrja. Një nga lëvizjet e para të Medvedevit ishte t‘i propozonte mentorit të tij postin e Kryeministrit të vendit. Por, nëse gjatë kësaj "bashkëqeverisjeje" Medvedev do të vendoste që t‘i tregonte muskujt Putinit, atëherë beteja do të zhvillohej në sytë e të gjithëve. Vetë Putini, në konferencën e tij të parë për shtyp në rolin e ri, tha se Presidenti është garantuesi i Kushtetutës, por Kryeministri ka në dorë pushtetin ekzekutiv. Për të kuptuar se sa e ndërlikuar dhe komplekse është çështja e raportit mes të dy qendrave të pushtetit, të krijuara tanimë në Rusi, mjafton të kuptosh këtë frazë të një interviste të fundit të dhënë nga Presidenti Medvedev, para zgjedhjeve të 2 marsit: "Vendi ynë ka qenë dhe do të jetë një republikë presidenciale. Nëse Rusia do të shndërrohej në një republikë parlamentare, ajo nuk do të ishte më një Rusi, por do të zhdukej". Më poshtë, ai vazhdon: "Nuk ka dhe nuk do të ketë dy, tre, ose më shumë qendra pushteti. Rusia do të qeveriset nga Presidenti". Këto fjalë të shqiptuara në mënyrë të prerë, duke u nisur nga mënyrat e buta të komunikimit të Medvedevit, të lënë të kuptosh se ai nuk do të hapë rrugë për sa i përket drejtimit të qendrës së vetme të pushtetit në Rusi, Presidencës, e cila tashmë ndodhet në duart e tij.