Sa e vështirë të ruash vëmendjen
Kurrë nuk e kam menduar veten si dikush që shpërqendrohet lehtë, por sot konfirmova se është vërtet e kundërta. Teksa kërkoja frazën e duhur për hapjen e këtij artikulli, lexova një mesazh që më mbërriti tamam në atë çast; vështrova ngultas një koleg, që kishte ndërruar stilin e krehjes dhe vërejta se si një re me trajtat e një lope transformohej në fytyrë të trishtuar, duke pyetur veten nëse kjo kishte ndonjë domethënie. T‘i kthehesha punës ishte një betejë e vërtetë. Humbja e përqendrimit është rrezik i pranishëm për të gjithë ata që punojnë në zyrë. Sipas disa studimeve, ndërprerjet mund të shkaktojnë humbjen e deri dy orëve punë në ditë.
Mes shumë gjërave që shkaktojnë hutimin, më të vështirat për t‘u anashkaluar janë shpërqendrimet pamore, si ekrani i celularit, që ndriçohet nga mbërritja e një mesazhi apo njerëzit që kalojnë përpara dritares. Për ata që punojnë në zyrë, bëhet fjalë veç për hutime të parëndësishme, por për pilotët, kontrollorët e fluturimeve apo kamionistët - që të gjitha aktivitete ku ndeshen shumë shpërqendrime pamore - mund të jetë vërtet e rrezikshme. Një studim i kryer gjatë vitit 2007 nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Autostrada, një agjenci qeveritare amerikane, që kujdeset për sigurinë në rrugë, ka arritur në përfundimin se të largosh shikimin nga rruga për më shumë se dy sekonda dyfishon rrezikun e aksidenteve.
Sigurisht që ka nga ata njerëz, të cilët, pavarësisht gjithçkaje që mund t‘u ndodhë përreth, ia dalin ta ruajnë përqendrimin. Por, deri para pak kohësh nuk ekzistonte ndonjë metodë për të matur shpërqendrimin te njerëzit, pra prirjen për t‘u hutuar përpara stimujve vizivë dhe as mund të bëheshin krahasime mes individëve të ndryshëm. Kështu që rezultonte e pamundur të përcaktohej me saktësi nëse një person i caktuar ishte i përshtatshëm për të punuar si kontrollor fluturimesh në aeroport, apo nëse i leverdiste t‘i kushtohej ndonjë profesioni tjetër. Sot nuk është më kështu, falë një testi të thjeshtë kompjuterik, i ideuar nga psikologia Nili Lavi dhe nga kolegët e saj në Universitetin e Londrës. Ky test krijon mundësinë për të matur në mënyrë objektive aftësinë e një personi për të ruajtur përqendrimin, pavarësisht faktorëve shqetësues vizivë. Nga rezultatet e grumbulluara, falë testit në fjalë, ka dalë një e dhënë e papritur: vendet e punës më të komplikuara ndihmojnë në të qenit i vëmendshëm.
Lëvizjet e syve
Në rast se ndonjëherë nuk arrijmë t‘i anashkalojmë shpërqendrimet pamore, shpjegimi më i mundshëm është se e kemi të pamundur ta bëjmë. Psikologu Jan Teuves, i Universitetit Vrije në Amsterdam, ka regjistruar lëvizjet okulare të një grupi njerëzish. U kishte kërkuar të përqendroheshin te një formë me një ngjyrë të caktuar dhe të injoronin ngjyrat e tjera. Pavarësisht përpjekjeve, të gjithë e zhvendosnin vështrimin drejt formave që donin të mos i shihnin. "Është si të ekzistojë ndonjë mekanizëm automatik", shpjegon Teuves. "Sistemi pamor merr gjendjen në dorë dhe përzgjedh për ne gjëra të cilat as që i kishim ndër mend t‘i shikonim". Nuk është e domosdoshme që objektin e hutimit ta kemi përpara syve, mjafton një tabelë në qoshe të rrugës, apo një mizë që na vërtitet rrotull. "Është diçka që nuk mund ta kontrollojmë në formë të vullnetshme, nuk jemi në gjendje t‘u bëjmë ballë shpërqendrimeve", vëren Lavie. "Dhe në rast se vendosim ta injorojmë tërësisht diçka, nuk është e thënë t‘ia arrijmë".
Deri para daljes në skenë të testit të shkencëtares Lavi, pjesa më e madhe e ekspertëve studionin shpërqendrimin përmes pyetësorit të dështimit të vëmendjes (Cfq), i ideuar në vitin 1982 nga psikologu Donald Brodbend, i Universitetit Oksford. Bëhet fjalë për një pyetësor, përgjatë të cilit individëve u bëhet pyetja se me çfarë shpeshtësie u ndodhin rastet e shpërqendrimit, për shembull, sa herë nuk i vënë re tabelat rrugore apo sa herë harrojnë të mbyllin portën e shtëpisë. Që atëherë është mësuar se zakonisht njerëzit me rezultat të lartë në këtë pyetësor shpesh paguajnë për shpërqendrimet që pësojnë. Pasojat variojnë nga incidente të shkaktuara prej hutimit, deri te humbja e faileve të rëndësishme, që kanë harruar t‘i ruajnë në kompjuter.
Si metodë për matjen e përqendrimit, Cfq-ja shfaq kufizime serioze. Merr për të qenë faktin që njerëzit i kujtojnë me saktësi të gjitha shpërqendrimet që u ngjasin, gjë që mund të mos jetë aspak e vërtetë, por, mbi të gjitha, nuk është në gjendje të evidentojë shpërqendrimin nga faktorë të tjerë, si harresa apo mungesa e rregullit. Cfq-ja nuk është as në gjendje të na ndihmojë të kuptojmë përse disa individë shpërqendrohen më pak nga të tjerët.
Testi i shkencëtares britanike i anashkalon këto probleme. Është një lojë e thjeshtë, gjatë së cilës u kërkohet subjekteve të përqendrohen te germat që shfaqen e zhduken në një zonë të monitorit të kompjuterit dhe të shtypin një buton, në rast se vërejnë një N apo një X. Jashtë kësaj zone shfaqen germa të tjera, të cilat luajnë rolin e faktorit shpërqendrues. Testi numëron gabimet dhe sa e zgjasin elementet shpërqendruese kohën e nevojshme për të shtypur butonin e duhur. Në fund programi kompjuterik tregon "treguesin e shpërqendrimit", i cili i korrespondon aftësisë së personit për t‘u përqendruar.
Po provoj ta bëj edhe vetë. Fillimisht është e lehtë, por thuajse menjëherë me bishtin e syrit nis të shoh në ekran germa të tjera. Hutime që më ngadalësojnë procesin e shtypjes së butonit, si edhe të bëj gabime. Gjatë eksperimenteve që Lavi ka kryer, elementet shpërqendruese zgjasin kohën e reagimit të të gjithë personave, por disa ngadalësojnë dyfishin e të tjerëve. Disa as që e vënë re se bëjnë gabime dhe largohen të bindur se kanë realizuar me sukses testin, tregon Lavi.
Gjithsesi, kur gjërat koklaviten në masë të konsiderueshme, ndodh diçka e papritur: zhduket dallimi mes atij që e ka aftësinë për t‘u përqendruar dhe atij që nuk e ka. Pjesa më e madhe e njerëzve arrin t‘i injorojë elementet shpërqendruese nëse gjendet përpara domosdoshmërisë për të kryer detyra të rëndësishme, për shembull kur në zonën e monitorit, ku duhet të përqendrohemi, shfaqet një numër i madh shkronjash. Kjo bën të mendohet se ndoshta ekziston një sistem për të gënjyer trurin, duke shfrytëzuar mënyrën me të cilën fokuson vëmendjen. Por e vërteta është se edhe njerëzit, në dukje më të shushatur nga të tërë, nuk janë tërësisht skllevër të hutimit. Të qenit të aftë për t‘u përqendruar mbi aspektet më të rëndësishme të botës përreth nesh është thuajse thelbësore për gjithçka bëjmë në jetë: kur drejtojmë makinën, shohim televizor, apo ecim rrugës. Po të mos ishim pajisur me një mekanizëm seleksionues, bota do të ishte një det i pafundmë informacionesh, me të cilin nuk do zgjidhnim dot kurrfarë prioritetesh.
Rreziqet e mundshme
Deri para pak kohësh ekzistonin një mori hipotezash për mënyrën si truri njerëzor përballej me këtë problem. Disa psikologë mendonin se përqendrimi u bllokonte tërësisht rrugën shpërqendrimeve të parëndësishme, të cilët injoroheshin totalisht nga truri. Nëse jemi të përqendruar te drejtimi i makinës, kërkojmë të vërejmë tabelat rrugore, si dhe rreziqet e mundshme, duke i mbajtur sytë ngulur te kthesa që kemi përpara. Është më pak e mundshme që truri, teksa është i përqendruar te ky aktivitet, të vërejë një tabelë publicitare në qoshe të rrugës. Ndërsa për të tjerë psikologë, sytë tanë perceptojnë gjithçka të mundshme; është truri ai që seleksionon çfarë duhet. Në rastin kur drejtojmë makinën, sistemi ynë pamor percepton tabelën publicitare, ku shfaqet fytyra e një gruaje të bukur, por u jep përparësi informacioneve që lidhen me kthesën që gjendet pak metra më tej.
Në vitin 1997, psikologia Lavi zhvilloi një seri eksperimentesh për të vërtetuar që të dyja këto shkolla mendimi kishin arritur në konkluzionin e gabuar. Të jesh i përqendruar nuk mjafton për të anashkaluar elementet shpërqendruese. Përveç kësaj, ekziston një kufi për gjërat që sytë tanë arrijnë të perceptojnë, nuk është e mundur të vërehet njëherësh gjithçka kemi para syve. Përgjatë këtyre eksperimenteve, studiuesja u kërkoi pacientëve të zhvillonin ushtrime të bazuara te fjalët në monitorin e kompjuterit. Ndërkaq, kërkonte t‘i shpërqendronte. Subjektet duhet të dallonin nëse fjalët në monitor qenë shkruar me germa të mëdha apo të vogla. Në kënd të monitorit gjendej një element shpërqendrues, të cilin Lavi u kishte kërkuar subjekteve ta injoronin: imazhi i një qielli me yje, që krijonte idenë se afrohej dhe largohej vazhdimisht. Me ndihmën e një pajisjeje për rezonancë manjetike, Lavi observonte aktivitetin e një zone të trurit të njohur si V5, e cila gjendet në korteksin pamor dhe aktivizohet kur perceptojmë lëvizje përpara syve. Rezultatet qenë mbresëlënëse. Gjatë eksperimenteve, zona V5 aktivizohej edhe kur subjektet kërkonin ta injoronin zonën me yje në mënyrë të vullnetshme. Kjo hidhte poshtë një prej tezave të debatit mbi vëmendjen: jo gjithnjë është i mundur filtrimi i elementeve hutuese përmes përqendrimit të plotë.
Por nuk mbaronte këtu. Imazhet nga pajisja e rezonancës manjetike tregonin se kur detyra që duhej të kryenin subjektet qe më e vështirë - për shembull në rastet kur kalohej nga dallimi i germave të mëdha apo të vogla te numërimi i rrokjeve - zona V5 aktivizohej më pak. Subjektet e kishin më të lehtë të injoronin qiellin me yje në këndin e monitorit. Çfarë ndodhte gjatë atyre çasteve? Sipas shkencëtares britanike, e kemi të kufizuar sasinë e informacioneve vizive që perceptojmë. "Nuk jemi makina, nuk mund të perceptojmë gjithçka".
Kur aftësia për të përqendruar vëmendjen e trurit mbingarkohet nga një detyrë e vështirë, si të vërejmë qiellin me yje apo fjalët, priremi t‘i anashkalojmë elementet hutuese e ta kryejmë më mirë atë detyrë. Koha e reagimit është më e shpejtë dhe përqindja e gabimeve zvogëlohet. Kjo do të thotë se sa më shumë detyrohemi të përqendrohemi, aq më pak bëhemi pre e elementeve shpërqendruese.
Zona e trurit, që ka detyrën për të kontrolluar nëse i kapim apo i injorojmë elementet shpërqendruesee, quhet korteksi paretial. Gjendet pranë korteksit pamor, i cili transmeton informacionin viziv në zonat e tjera të trurit. Shumë studime kanë demonstruar se korteksi paretial luan rol thelbësor te përqendrimi. Njerëzit që kanë pësuar dëmtime në këtë zonë e kanë të vështirë të përqendrohen. "Dikush përdor metaforin e centralit", shpjegon Lavi: po të mbërrijnë shumë telefonata njëherësh, centrali bllokohet dhe nuk është në gjendje të marrë informacione të reja, as edhe ato që shpërqendrojnë më shumë.
Në laboratorin e saj në Universitetin e Londrës, Lavi po shkruan mbi një copë letër rezultatet e testit tim të shpërqendrimit. Pikët janë të nivelit mesatar. Ndihem disi i zhgënjyer, por Lavi më thotë se nuk kam përse e vras mendjen. Qetësohem disi. Mendoja se kjo do ndikonte në aftësitë e mia prej shkrimtari.