Konkursi i drames shqipe 30 autore ne gare
Juria e konkursit “Drama shqipe në 100-vjetorin e Shtetit Shqiptar” është miratuar dhe tashmë ka filluar nga puna për përzgjedhjen e veprës që do të ngjitet në skenë në kuadër të këtij viti jubilar. Dramaturgu Mihal Luarsi tha se pjesëmarrja ka qene e gjere dhe ne konkurim jane 30 vepra që janë dorëzuar nga autorë shqiptarë.
Tematika e veprave është nga më të larmishmet, gjithçka që lidhet me botën shqiptare në të djeshmen, të sotmen dhe të ardhme bën me dije kryetari i jurisë Luarasi.
Por për dramaturgun dhe regjisorin Luarasi është shumë me rëndësi vendosja në skenë e më shumë veprave shqipe.
Ky konkurs është një bashkëpunim mes TK-së dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila do të shpërblejë çmimin e parë me 500.000 lekë, të dytin me 300.000 lekë dhe çmimin e tretë me 200.00 lekë të rinj.
Që në fillim të vitit Teatri Kombëtar e ka shpallur Konkursin e Dramës Shqipe si prioritetin e këtij viti, shfaqja fituese e të cilit do të marrë pjesë edhe në Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe, i cili pritet të zhvillohet në muajin nëntor e ku do të marrin pjesë të gjithë teatrot shqipfolës.