E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimri i Kadarese dorezohet ne arkiv

Dorëzohet në Arkivin e Shtetit dorëshkrimi i veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe” i shkrimtarit Ismail Kadare. Atje dorëshkrimi ashtu sikurse çdo dokument do të ruhet në kushte të rrepta sigurie deri në momentin kur gjykata do të vendosë nëse ai do ti kthehet autorit apo do të vazhdojë të mbahet nga Nexhmije Hoxha.
Dorëzimi i dorëshkrimit të Ismail Kadaresë u depozitua në Arkivin e Shtetit nga avokati i Nexhmije Hoxhës një ditë pasi Gjykata e Tiranës dha këtë vendim.
Shkrimtari i Ismail Kadare iu drejtua gjykatës për të rimarrë dorëshkrimin origjinal të veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe", i cili mbahet padrejtësisht, sipas tij nga Nexhmije Hoxha ndërkohë që avokati i Hoxhës pas vendimit të gjykatës është shprehur se kërkesa e Kadaresë është e padenjë pasi ajo është një dhuratë e bërë vitë më parë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›