E Diel, 1 Nëntor 2026

Romney synon kthese ne politiken e jashtme amerikane

Turi i kandidatit republikan për president në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney është parë si një dëshmi për kompetencën e tij në politikën e jashtme deri me tani është dominuar  nga retorika e përhershme. Një përballje kjo mjaft e vështirë për ish guvernatorin e Masacusets, pasi në përballje me presidentin aktual, Barak Obama duket një sfidë e humbur. Obama ka çfarë të dëshmojë në këtë drejtim: Nën presidencën e tij u vra Osama Bin Laden, trupat nga Iraku janë tërhequr dhe është përcaktuar fundi i angazhimit luftarak në Afganistan. Ndonëse prestigji i SHBA-së në botën arabe lë ende për të dëshiruar, marrëdhëniet e SHBA-së me shumë shtete, në radhë të parë në Evropë, nën drejtimin e Oabama-s janë shumë më të mira në krahasim me paraardhësin e tij George Ë. Bush.
E megjithatë me lëvdata për kundërshtarin politik nuk mund të bëhet lufta elektorale, ndaj Mitt Romney, i cili në gusht do të emërohet zyrtarisht si kandidati për president i republikanëve, ndjek kursin e konfrontimit.  Britania e Madhe, Izraei dhe në Poloni janë tre ndalesat e Romneyt . 
.Republikani do që t'i përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara me Izraelin gjatë presidencës Obama. Ndaj ai do të vizitojë Izraelin menjëherë pas Londrës, ku do të jetë i pranishëm në hapjen e Lojërave Olimpike.
 Mitt Romney kritikoi edhe që Obama ka nisur t'i tërheqë ushtarët e SHBA-së nga Afganistani gjatë verës, pra pikërisht në kohën kryesore të luftimeve. Ai e akuzoi presidentin se motivi për këtë është thjeshtë një kalkulim politik. Por Romney njëkohësisht deklaroi, se ai do të kujdeset, që ashtu siç është planifikuar në fund të 2014 përgjegjësia do t'u kalohet ushtarëve afganë.
Ai premtoi, se do t'i ndalë "hilet e Kinës" lidhur me të drejtat e patentave, manipulimet monetare dhe subvencionet tregtare, por ai e la të hapur se në ç'mënyrë do ta bëjë këtë. Europa nuk eshte  permendur  pothuajse fare gjate fushatës së kandidatit republikan. Romney e konsideron Evropën si partneren më të rëndësishme. Megjithatë deri tani ai është shprehur me shqetësim, "që në misionin e Libisë fuqia më e madhe ekonomike e Evropës, Gjermania në thelb ishte jashtë loje". Republikani kësisoj i ka përcaktuar "tensionet brenda NATO-s".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›