E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkursi, kriteret e reja për ngritjen në detyrë

 

ADI SHKEMBI

Strategjia për administratën prek ngritjen në detyrë si dhe lëvizjet paralele. Në ndryshim nga kapitulli i rekrutimit të nëpunësve ku bëheshin ndryshime thelbësore, në lëvizjet brenda të njëjtit nivel përmirësohen disa procedura, duke i dhënë përparësi kandidatëve që vijnë nga brenda administratës.Kështu performanca individuale duhet të jetë faktor i rëndësishëm përcaktues në procedurat e ngritjes në detyrë dhe lëvizjes paralele. Në të njëjtën kohë kriteri i vlerësimit të përvojës dhe performancës në ngritjen në detyrë do të rishikohet, duke i dhënë një avantazh objektiv kandidatit të brendshëm, kur ata konkurrojnë me një kandidat të jashtëm (në kushte të tjera të njëjta). Rritja e peshës së eksperiencës në punë është vetiu një mënyrë zgjedhjeje edhe për këtë synim. Lidhur me gjendjen aktuale në administratë, në strategji thuhet se “mundësia për ngritjen në detyrë krijohet në rastet kur paraqiten katër konkurrues të brendshëm (nëpunës aktualë) për një pozicion. Nëse kushti i mësipërm nuk plotësohet, konkurrimi për atë pozicion hapet për kandidatët e jashtëm. Në praktikë, ngritja në detyrë ka ndodhur në një përqindje mjaft të vogël rastesh. Ekzistojnë megjithatë disa paqartësi lidhur me ndryshimin e pozicionit (avancim) brenda një niveli nëse kjo përbën ngritjen në detyrë apo lëvizje paralele, gjë që vështirëson pasqyrimin real të këtij treguesi”.
Hiqet prova
Në strategji parashikohet që për lëvizjet paralele në poste të ngjashme të hiqet prova për kandidatët fitues. “Sugjerohet të hiqet periudha e provës për lëvizje paralele në pozicione të ngjashme, pasi kandidatët që vijnë nga radhët e administratës nuk kanë nevojë të rivihen në periudhë prove për këto pozicione. Sugjerohet që në rastet e plotësimit të vendeve të lira nëpërmjet lëvizjes paralele t’i krijohet një avantazh përkundrejt kandidatëve të jashtëm”, thuhet në dokument. Gjithashtu, propozohet të fillojë përdorimi i rotacionit brenda niveleve që nuk krijojnë efekte në pagë. “Rotacioni duhet të bazohet në një program konkret dhe i bazuar në argumentimin për arritjen e synimeve, të diversifikimit të eksperiencës së nëpunësve. Në rastin e nëpunësve të nivelit të lartë (korpus), lëvizja horizontale e tyre në pozicione brenda korpusit, duhet të jetë sa më e lirshme”, vijon më tej dokumenti i propozuar nga ministri i Brendshëm. Sipas procedurës aktuale të lëvizjeve paralele avantazh është se konkurrimi publik ka promovuar tërheqjen e kandidatëve të aftë nga jashtë administratës, gjë që krijon mundësinë e sjelljes së njohurive dhe metodave të reja të punës nga ata kandidatë që kanë studiuar jashtë vendit. Ndërsa disavantazhi ka të bëjë me praninë e një kostoje oportune në lidhje me sigurinë e karrierës, që mund të motivonte më mirë nëpunësit e brendshëm civilë.

Ngritja në detyrë

Për këto procedura propozohet:

    Performanca individuale duhet të jetë faktor i rëndësishëm përcaktues në procedurat e ngritjes në detyrë dhe lëvizjes paralele

    Kriteri i vlerësimit të përvojës dhe performancës në ngritjen në detyrë duhet të rishikohet, duke i dhënë një avantazh objektiv kandidatit të brendshëm, kur ata konkurojnë me një kandidat të jashtëm (në kushte të tjera të njëjta). Rritja e peshës së eksperiencës në punë është vetiu një mënyrë zgjedhjeje edhe për këtë synim.

    Është e nevojshme të monitorohet dhe vlerësohet pjesa e kontributit të burimeve të ndryshme (nëpunës publik të brendshëm, të jashtëm), në përzgjedhjen e nëpunësve në të gjitha nivelet menaxheriale të Shërbimit Civil dhe të kuptohet se si performanca bëhet më relevante me karrierën.

    Sugjerohet të hiqet periudha e provës për lëvizje paralele në pozicione të ngjashme, pasi kandidatët që vijnë nga radhët e administratës nuk kanë nevojë të rivihen në periudhë prove për këto pozicione. Sugjerohet që në rastet e plotësimit të vendeve të lira nëpërmjet lëvizjes paralele ti krijohet një avantazh përkundrejt kandidatëve të jashtëm. Gjithashtu, të fillojë përdorimi i rotacionit brenda nën/niveleve që nuk krijojnë efekte në pagë. Rotacioni duhet të bazohet në një program konkret dhe i bazuar në argumentimin për arritjen e synimeve, të diversifikimit të eksperiencës së nëpunësve. Në rastin e nëpunësve të nivelit të lartë (korpus), lëvizja horizontale e tyre në pozicione brenda korpusit, duhet të jetë sa më e lirshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›