E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulja në detyrë zëvendësohet me ulje page

 

Strategjia parashikon ndryshimin e masave disiplinore për punonjësit e shërbimit civil. Në kapitullin e tretë të saj, “Procedurat disiplinore”, thuhet se “ulja në detyrë të zëvendësohet me ulje në pagë, të kufizohet e drejta e vendimmarrjes, të shihet mundësia e marrjes në patronazh”. “Futja e më shumë kritereve në vlerësim si dhe një lidhje më e fortë e vlerësimit pozitiv me karrierën. Përdorimi i shpërblimeve financiare duhet të kufizohet në nivel (5%-7% të rrogës vjetore). Pagesa që lidhet me performancën nga eksperienca ndërkombëtare sugjerohet se nuk funksionon në Shërbimin Civil. Ajo mund të funksionojë në disa shërbime publike, por kjo është një përjashtim, jo rregull”, theksohet në materialin e paraqitur nga Ministria e Brendshme. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›