Lezhë, Tusha: Presidenti do mbante fjalim, por nuk erdhi
LEZHE-Mospjesmarrja e Presidentit Bamir Topi në ceremoninë e Lezhës me rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lezhës ka sjellë reagimin e radhës. Kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tusha theksoi se Presidenti e ka patur ftesën për në ceremoni dhe të drejtën e fjalës, por nuk e konfirmoi prezencën e tij.
“Presidenti nuk e konfirmoi pjesmarrjen në këtë ceremoni. Është e pakuptimtë mospjesmarrja e Presidentit sepse në protokoll ishte shënuar se ai do të mbante fjalën”.
Sipas Tushes, 568 vjet më parë Skënderbeu bashkoi princat e mbarë vendit në një kuvend, kurse sot klasa politike nuk gjen kurajo të bashkohet për një ditë të vetme.
(d.b/BalkanWeb)