E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsensusi Topalli Te gjitha palet marrin pergjegjesite qe u takojne

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pershendet konsensusin e arritur mes mazhornaces dhe opozites per tu dhene zgjidhje prioriteteve te politikes shqiptare. Gjate nje konference per shtyp ajo e konsideroi diten e djeshme si te shenuar per Kuvendin e Shqiperise. Me miratimin unanim te Konferences se Kryetareve sot eshte vendosur te nise puna per zhbllokimin e asaj situate qe ka penguar per me shume se dy vjet procesin e integrimit. Une te pakten sot dua te harroj debatet e dy viteve dhe te pergezoj partite politike parlamentare per vendimet qe kane marre sot ne Konferencen e Kryetareve - tha Topalli. Sipas saj dje te gjitha palet moren persiper angazhimet e tyre. Sot te gjitha palet kane marre persiper pergjegjesine qe u takon.

Une shpresoj shume qe ligjet qe kerkojne 3/5-at do te shqyrtohen me seriozitet dhe do te miratohen sipas kalendarit te miratuar nga konferenca Topalli shprehu besimin se mirekuptimi i djeshem do te mund te vazhdoje edhe me tej. Shpresoj dhe uroj qe mirekuptimi i arritur sot ne Konference per ngritjen e Komisionit parlamentar per Reformen zgjedhore do te vazhdoje te jete ne themel te punes se ketij komisioni. Une jam e sigurt qe ekspertet juriste te Kuvendit do te prodhojne te gjitha draftet e nevojshme te Rregullores per ta cuar me tej konsolidimin e praktikave te demokracise parlamentare - tha ajo. Kryeparlamentarja shtoi se aktet e djeshme te Konferences se Kryetareve jane nje sinjal shume i forte dhe shume i mirepritur nga faktori nderkombetar i cili ka qene gjithe kohes ne nxitje dhe mbeshtetje te ketij procesi.

Jam shume e lumtur per kompromisin parlamentar te arritur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›